TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kusari-Lila premton luftë ndaj inflacionit dhe abuzimit me çmime

by teve1
2 orë ago
1
A A
Kusari-Lila premton luftë ndaj inflacionit dhe abuzimit me çmime

Mimoza Kusari-Lila, e rikthyer në krye të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pas 15 vitesh, ka premtuar një luftë të ashpër kundër inflacionit dhe abuzimit me çmime.

Ajo thotë se fokus i saj do të jetë ulja e deficitit tregtar përmes forcimit të prodhimit vendor dhe joshjes së investimeve të huaja.

Kusari-Lila bën të ditur se ligji për çmimet tavan, i cili u kthye nga Gjykata Kushtetuese, do të procedohet sërish me shpejtësi në qeveri, duke inkorporuar vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas saj, fokusi do të jetë te kontrolli i çmimeve dhe parandalimi i fitimeve joproporcionale, veçanërisht për produktet bazike.

Ajo paralajmëron edhe krijimin e një platforme digjitale ku qytetarët do të mund të raportojnë drejtpërdrejt abuzimet me çmime, duke rritur kështu efikasitetin e inspektoratit dhe llogaridhënien e bizneseve.

“Ideja është që të kemi një ligj i cili funksionon dhe mbron interesat e qytetarëve, konsumatorëve të këtij vendi. Fatkeqësisht, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën, norma e rritjes së çmimit të produkteve bazë është më e lartë se norma e inflacionit. Do të thotë, kemi një normë të inflacionit, por rritja e çmimit të produkteve është jashtë proporcionalisht më e madhe sesa norma e inflacionit. Prandaj edhe është e domosdoshme mbrojtja e qytetarëve nga rritja enorme e çmimeve, veçanërisht kategoritë e lëndueshme. Por çka ne na duhet tashmë, me inkorporimin e komenteve nga Gjykata Kushtetuese, është të krijojmë mekanizmat sipas përshkrimit të tyre, të cilët do ta përcaktojnë këtë abnormalitet të çmimeve dhe pastaj sipas tyre të caktojmë një marzhë, mbi të cilën produktet e caktuara bazë do të kenë marzhën e specifikuar, ashtu siç është njëjtë me tregun e derivateve, në mënyrë që të mos shkojë përtej normës së inflacionit apo me fitime tepër të mëdha për operatorët”, deklaron ajo në një intervistë për KosovaPress.

Zvogëlimi i deficitit tregtar është një tjetër prioritet madhor sipas ministres Kusari-Lila.

Ajo thekson se plani është ulja e sasisë së importit përmes zëvendësimit me produkte vendore.

Kjo, sipas saj, do të arrihet duke forcuar brendin “Made in Kosova” dhe duke ofruar kushte më të mira për prodhuesit vendorë, si dhe duke funksionalizuar plotësisht zonat industriale anembanë vendit.

Ministrja shprehu zotimin për ta bërë Kosovën një vend tërheqës për investime serioze të huaja, duke i parë ato si një mundësi jo vetëm për rritje ekonomike, por edhe për kthimin e potencialit të diasporës.

“Është shumë e rëndësishme që të ngrisim produktivitetin e prodhimit vendor, me mekanizmat që i kemi edhe në aspektin e politikave, edhe në aspektin e ndihmës së drejtpërdrejtë financiare, edhe të ndihmës së promovimit. Tjetra është që ta bëjmë Kosovën vend tërheqës për investimet e jashtme direkte, në të cilat ka pjesë të procesit të prodhimit apo të zinxhirit të furnizimit që krijohen këtu në Kosovë. Ka shumë hapësira, që i përmenda më herët, zonat industriale, për të cilat do të bëjmë një vlerësim të veçantë tani për kapacitetet konkuruese të tyre, sipas rajoneve në Kosovë. Gati se shumica e rajoneve, nga shtatë rajonet e Republikës sonë, kanë zona industriale, por besojmë se ka hapësirë shumë të madhe për të ngritur efikasitetin dhe produktivitetin përbrenda tyre. Këto, në momentin kur të kemi një vlerësim të saktë, do t’i kemi si promotor për tërheqjen e investimeve të huaja në sektorë të caktuar, varësisht nga përparësia konkurruese… Gjithsesi po, është e domosdoshme që ne të fokusohemi jo në një, por në më shumë se një investim serioz që të kemi”, thekson Mimoza Kusari-Lila.

Krahas kësaj, ministrja Kusari-Lila thotë se importet nga Serbia kanë rënë në masë të madhe.

Ajo është më e rezervuar sa përket mundësisë së vendosjes së reciprocitetit të plotë në këtë fazë.

“Serbia, në fakt, ka rënë në masë të madhe në raport me vlerën e mallrave që importohen. Domethënë, nuk është në top pesëshe. Serbia ka rënë në përqindje… Nuk ka pasur ngritje domethënëse. Do të thotë, prapë top partnerët tanë tregtarë mbeten vendet e Bashkimit Evropian, në veçanti Gjermania. Pastaj janë vende të tjera të rajonit, edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut, që në fakt janë para Serbisë. Nuk po e them që Serbia është shtet nga i cili mund të pritet ndonjë përmirësim, të paktën jo një ndryshim i qasjes me këtë lidership që e ka. Por po them që, krahasuar me atë kohë kur ka qenë ndoshta top vendi, edhe nga vendet e rajonit, në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s, por edhe në përgjithësi si eksportues, ne i kemi importuar mallrat prej Serbisë, ata kanë eksportuar tek ne, por pozicioni i Serbisë ka qenë shumë më i fortë në tregun tonë. Tashmë është më i ulët. Mekanizma të tjerë ka shumë ndërkohë që janë zhvilluar. Ndryshimi i situatës në veri ka bërë që ndalimi i kontrabandës të bëhet në masë të madhe… Synimi dhe fokusi im do të jetë që të ulim sasinë e importit me zëvendësim të produkteve vendore. Krijimi, forcimi i brendit ‘Made in Kosova’, jo vetëm për tregun tonë, por edhe për eksport”, shton ajo.

Ministrja e Tregtisë tregon se do të jetë më e kujdesshme sesa paraardhësja e saj në raport me rezervën shtetërore.

“Ajo që flasim për procese të cilat duhet jo vetëm të përcillen me kujdes, por gjithashtu edhe të kemi mundësinë e përcjelljes së informatës së saktë, sepse jo rrallë po ndodh, fatkeqësisht, që Prokuroria jonë Speciale, në veçanti, bie më shumë pre e diskutimeve në opinionin publik dhe merr veprime, sesa e akteve apo dëmeve që duhet t’i përcjellë. Domethënë, sot ka shumë më shumë ish-politikanë ose politikanë aktualë të qeverive më herët që shihen me pasuri të shumëfishuara e marramendëse, që asnjëherë as nuk janë ftuar, as nuk janë hetuar nga Prokuroria. Ndërsa zakonisht në vendet, qofshin edhe ato të rajonit, nëse ngrihet një aktakuzë ndaj një ministre ose një ministri, duhet të ngrihet për keqpërdorim të fondeve, për përvetësim të fondeve. Këtu tek ne nuk vlen ai rregull, nuk përcillet pasuria e ministrave”, thekson ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të shtunën rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Të shtunën rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

21 vjet burgim për Eduard Ibrahimin për vrasjen e një të mituri

21 vjet burgim për Eduard Ibrahimin për vrasjen e një të mituri

Zeqiri: Vjosa Osmani mund të fitojë një mandat të dytë

Zeqiri: Vjosa Osmani mund të fitojë një mandat të dytë

Tërnava: Riorganizimi i orarit në Ramazan nuk cenon laicitetin e shtetit

Tërnava: Riorganizimi i orarit në Ramazan nuk cenon laicitetin e shtetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën