TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Të enjten mbahet protestë kundër zhdukjes së qenve në Ferizaj

nga Besarta Mehmeti
21 Shkurt, 2022
0
A A
Të enjten mbahet protestë kundër zhdukjes së qenve në Ferizaj

Organizata Jo Qeveritare “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve” të enjten do të organizojë protestë kundër zhdukjes së qenve.

Sipas njoftimi të kësaj organizate thuhet se protesta do të mbahet në orën 12:00 para komunës së Ferizajt.

“Komuna Ferizaj ka ndarë 89.000 euro për t’i trajtuar 1 mijë e 300 qen endacakë vetëm në vitin 2021, që sipas legjislacionit në fuqi do të duhej të trajtoheshin me metodën KSVL”.

“Qysh në fillim të këtij projekti, organizata jonë i është drejtuar Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizaj që të bashkëpunohet për monitorim të mirëfilltë të projektit. Komuna nuk ka pranuar bashkëpunimin me organizatën tonë dhe ka refuzuar kërkesën tonë për monitorim. Qysh në fillim të këtij projekti, kemi pranuar po ashtu nga aktivistë të shumtë në rajonin e Ferizaj, që qentë për të cilët ata kujdeseshin cdo ditë, po zhdukeshin dhe nuk ktheheshin më. Këtu lind dyshimi që qentë ose janë vrarë ose janë lëshuar në një vend tjetër shumë larg vendeve ku janë kapur. Që të dyja këto dyshime paraqesin veprime të kundërligjshme dhe këtë pikërisht dëshirojmë të kuptojmë nga Komuna e Ferizaj me anë të kësaj proteste”, thuhet në njoftim. /tëvë1.info/

Njoftimi i plotë:

PROTESTË KUNDËR ZHDUKJES SË QENVE NË RAJONIN E FERIZAJ,

ME DATËN 24 SHKURT 2022, NË ORËN 12:00, PARA KOMUNËS SË FERIZAJ

OJQ Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve organizon një protestë kundër zhdukjes së qenve endacakë në Rajonin e Ferizaj (Shtërpcë, Kaçanik, Shtime, Ferizaj).

Komuna Ferizaj ka ndarë 89.000 euro për t’i trajtuar 1 mijë e 300 qen endacakë vetëm në vitin 2021, që sipas legjislacionit në fuqi do të duhej të trajtoheshin me metodën KSVL.

Qysh në fillim të këtij projekti, organizata jonë i është drejtuar Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizaj që të bashkëpunohet për monitorim të mirëfilltë të projektit. Komuna nuk ka pranuar bashkëpunimin me organizatën tonë dhe ka refuzuar kërkesën tonë për monitorim. Qysh në fillim të këtij projekti, kemi pranuar po ashtu nga aktivistë të shumtë në rajonin e Ferizaj, që qentë për të cilët ata kujdeseshin cdo ditë, po zhdukeshin dhe nuk ktheheshin më. Këtu lind dyshimi që qentë ose janë vrarë ose janë lëshuar në një vend tjetër shumë larg vendeve ku janë kapur. Që të dyja këto dyshime paraqesin veprime të kundërligjshme dhe këtë pikërisht dëshirojmë të kuptojmë nga Komuna e Ferizaj me anë të kësaj proteste.

Duke u bazuar në dyshimet tona dhe të shumë aktivistëve në rajonin e Ferizaj, ne kemi kërkuar të gjitha raportet monitoruese dhe të trajtimit të qenve nga Komuna Ferizaj, Shtërpce, Kaçanik dhe Shtime, pasi që të njejtat subjekteve veterinare kishin qenë të kontraktuara nga këto komuna. Komuna Ferizaj ka pranuar shkresat tona por nuk ka kthyer asnjë përgjigje dhe nuk ka dërguar të dhënat e kërkuara nga ne ashtu siç parashihet me Ligjin 06/L-081 – për Qasje në Dokumente Publike, përveç kontratës së projektit. Komunat e tjera, kanë dorëzuar kontratat dhe raportet por gjithsesi ka shumë mangësi edhe në ato raporte dhe lënë vend për dyshime shtesë të vrasjes masive të qenve.

Organizata jonë ka nisur edhe procedurat ligjore sa i përket dyshimeve për keqtrajtim të kafshëve, dhënies së ndihmës veterinare në mënyrë të pa ndërgjegjshme dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare nga zyrtarët e komunave në fjalë.

Nga periudha 2017 deri 2021 janë raportuar nga komunat e sipercakura që janë trajtuar rreth 3 mijë e 277 qen në rajonin e Ferizaj dhe për këta qen dhe për fondet publike të shpenzuara, të gjithë akterët e përfshirë në këto projekte duhet të japin llogari. Ku janë 3 mijë e 277 qen dhe si janë shpenzuar në total 158 mijë e 818 euro të qytetarëve të vendit tonë?

I ftojmë të gjithë qytetarët e rajonit të Ferizaj që të na bashkohen në këtë aksion në mënyrë që të kërkojmë llogaridhënie nga Komuna për qentë e zhdukur dhe të parandalojmë projektet dyshuese dhe të keq menaxhuara në të ardhmen, të cilat po ashtu mund të shkaktojnë shumë vuajtje për qentë dhe komunitetin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe Policia nisin operacion për gjetjen e 4 motoristëve në Shtërpcë

UP thotë se hapësirat e këtij institucioni sipas vendimeve në fuqi mund të jepen për shfrytëzim edhe nga palët e treta

IPK-ja gjen dobësi në procesin e gradimit për rreshter

Arrestohet një zyrtar policor nën dyshim për dhunë në familje

Kusari-Lila: Dështimi për kryetar po bëhet qëllimshëm

Kusari-Lila: Dështimi për kryetar po bëhet qëllimshëm

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe Policia nisin operacion për gjetjen e 4 motoristëve në Shtërpcë

Emir Sahiti ndihmon Hamburgun të kthehet në Bundesliga 1, asiston në fitoren e thellë

Emir Sahiti ndihmon Hamburgun të kthehet në Bundesliga 1, asiston në fitoren e thellë

UP thotë se hapësirat e këtij institucioni sipas vendimeve në fuqi mund të jepen për shfrytëzim edhe nga palët e treta

Shou e spektakël nga Prishtina 01 në futsall, 20 gola në ndeshjen e fundit

Shou e spektakël nga Prishtina 01 në futsall, 20 gola në ndeshjen e fundit

Shaqiri hetrik për Baselin, titulli i kampionit mund të festohet të dielën

Shaqiri hetrik për Baselin, titulli i kampionit mund të festohet të dielën

Albion Rrahmani shënon pas asistimit të Krasniqit, por Sparta humb në derbi

Albion Rrahmani shënon pas asistimit të Krasniqit, por Sparta humb në derbi

Emërllahu synon titullin me Clujin

Emërllahu shënon golin e dytë sezonal në Rumani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X