TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pas gati tre vitesh, Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim – detajet nga vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Pas gati tre vitesh, Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim – detajet nga vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar për shpalljen e aktgjykimit dënues prej 18 vitesh ndaj të akuzuarit Endrit Nika për vrasjen e shtetases argjentinase në një hotel në Fushë Kosovë.

“I akuzuari E.N. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 18 ( tetëmbëdhjetë) vitesh. Në dënimin e shqiptuar me burgim, të akuzuarit i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit, duke e llogaritur nga data 01.08.2023 e tutje, ndërsa me aktvendim të veçantë i vazhdohet masa e paraburgimit, deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar në këtë aktgjykim”, thuhet në njoftimin e gjykates.

Gjykata ka përshkruar edhe krimin që ndodhi në gusht të 2023-ës.

“Me datë 01.08.2023 rreth orës 01:59 minuta, në rrugën “ Nënë Terezë” në Fushë Kosovë, në “Hotel Sonoma”, në katin e VI, i akuzuari E.N. pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij – të dëmtuarën e tani të ndjerën M.K.U. shtetase argjentinase, kishte vazhduar përleshjen dhe nga goditjet ndaj të dëmtuarës e kishte nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja  e dhomës së hotelit nga kati i VI (gjashtë), me ç’rast e dëmtuara – tani e ndjera M.K.U., kishte pësuar lëndime të rënda trupore, edhe përkundër trajtimit mjekësor e njëjta kishte ndërruar jetë në QKUK”.

I akuzuari detyrohet që në emër të shpenzimeve të procedurës penale – paushallit gjyqësor, të e paguajë shumën 1000,00 (njëmijë) euro dhe në emër të taksës për Fondin e Kompensimin e Viktimave të Krimit, shumën prej 50,00 (pesëdhjetë) euro, e gjitha këto në afatin prej 15 ditëve, nga dita kur aktgjykimi të merr formën e prerë.

E dëmtuara M.M.D., për realizimin për realizimin e kërkesës pasurore – juridike, udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, tha gjykata.

Tags: DënimEndrit NikaGjykata themelore PrishtineTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Flet personi që e nxori gruan shtatzënë nga vetura në Liqenin e Livoqit

Flet personi që e nxori gruan shtatzënë nga vetura në Liqenin e Livoqit

Nënën e paralizuar e gruan me diabet, Azem Bilallin e sfidon jeta

Nënën e paralizuar e gruan me diabet, Azem Bilallin e sfidon jeta

Policia nis hetimet, si të tejkalohet problemi me njehsorët elektrik?

Policia nis hetimet, si të tejkalohet problemi me njehsorët elektrik?

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vitin 2025, Kurti me terma sportiv: Ta fitojmë kampionatin edhe kupën

Deputeti i LVV-së: Të gatshëm për zgjedhje, nuk lëshojmë pe përballë atyre që nuk duan zgjidhje

Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih

Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih

Si e tallën ambasadat iraniane në gjithë botën kërcënimin e Trumpit

Si e tallën ambasadat iraniane në gjithë botën kërcënimin e Trumpit

Bytyqi: Opozita pa plan konkret për presidentin, skenar për ta çuar vendin në zgjedhje

Bytyqi: Opozita pa plan konkret për presidentin, skenar për ta çuar vendin në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën