Publicisti Kim Mehmeti, në emisionin “Këndi i Kimit” në Tëvë1, ka komentuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt si kryetar i AAK-së dhe mundësinë e tij për të kandiduar për president.
“Unë mendoj që ai e përgatiti veten që të paraqitet si kandidat për president, dhe për këtë arsye u bë dorëheqja,” ka thënë Mehmeti.
Ai ka folur edhe për kandidaturën për president, duke theksuar se nëse këtë herë nuk zgjidhet Vjosa Osmani, presidenti i ri duhet të vijë nga familja Jashari.
“Duke pasur figura që shpërfaqin fytyrën e drejtë, duhet të kemi president si një nga familja Jashari. Kjo zgjedhje duhet të jetë mbi partiake dhe diçka e mrekullueshme për ne shqiptarët, sidomos për ata jashtë vendit. Nëse nuk shkohet me presidenten aktuale, që për mua është zgjedhja më e mirë, atëherë duhet të vijë një nga familja e Jasharëve,” ka deklaruar Mehmeti.
Sipas tij, kjo do të ishte një mënyrë për të sjellë drejtësi dhe përfaqësim të denjë për kombin shqiptar, duke respektuar figurat që kanë shënuar historinë.







