TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Llapashtica për katërshen e UÇK-së: Kjo do të jetë gara jonë e fundit me Serbinë dhe do ta fitojmë

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Llapashtica për katërshen e UÇK-së: Kjo do të jetë gara jonë e fundit me Serbinë dhe do ta fitojmë

Rafet Llapashtica nga OVL-UÇK ka deklaruar se është i bindur që verdikti përfundimtar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të jetë lirues.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Llapashtica ka thënë se procesi gjyqësor ka qenë i stërzgjatur dhe se gjatë kësaj periudhe janë paraqitur të gjitha provat dhe dëshmitë.

“Mirë që i erdhi fundi një procesi të stërgjatur. Gjatë kësaj periudhe të gjykimit të ish-drejtuesve të UÇK-së, kemi parë gjithçka: deklarimet përfundimtare të tyre, mbrojtjen e tyre, dëshmitarët mbrojtës, si dhe akuzat. Ne besojmë që aktgjykimi do të jetë lirues për drejtuesit e UÇK-së, sepse edhe mbrojtësi i viktimave në fjalën e tij përfundimtare theksoi se askund në aktakuzë viktimat nuk lidhen drejtpërdrejt me të akuzuarit. Kjo tregon se gjykata ka nxjerrë në skenë të gjitha çështjet e fshehura, të cilat mund të kishin shkaktuar dëme Kosovës në të ardhmen.Nëse përdoren drejtësia, argumentet dhe faktet, vendimi do të jetë lirues”, ka deklaruar ai.

Ky proces përfaqëson, siç u shpreh ai, “garën e fundit” të Kosovës me shtetin serb, duke shtuar se beson që edhe këtë herë do ta fitojnë, ashtu siç, sipas tij, UÇK-ja fitoi luftën për liri dhe pavarësi.

“Ne besojmë në drejtësi, dhe nëse përdoren drejtësia, argumentet dhe faktet, aktgjykimi do të jetë lirues, ashtu siç ka qenë çdo fitore e UÇK-së deri në arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kjo do të jetë gara jonë e fundit me shtetin serb, por sigurisht që edhe këtë betejë do ta fitojmë, sepse kemi bërë një luftë të drejtë çlirimtare dhe nuk kemi kryer krime,” ka përfunduar ai.

Ndryshe, çështja gjyqësore kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në qytetin holandez, Hagë, ka përfunduar më 18 shkurt, pas gati tri vjetëve.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, secili, ngulën këmbë në fjalët e tyre përmbyllëse se ndihen tërësisht të pafajshëm dhe mbrojtën luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si të drejtë dhe për çlirimin e një populli që po përballej me një luftë agresore.

Ata thanë se nuk kanë kryer krime dhe se Prokuroria nuk ka mundur t’i arsyetojë akuzat, siç thanë, të pabazuara, kundër tyre./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar

Hamza: PDK kërkon miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale, paralajmëron veprime demokratike nëse vendi shkon në zgjedhje

Hamza: PDK kërkon miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale, paralajmëron veprime demokratike nëse vendi shkon në zgjedhje

Hamza: Kemi dërguar kërkesë zyrtare për seancë të jashtëzakonshme, Ligji s’ka arsye mos të miratohet

Hamza: Kemi dërguar kërkesë zyrtare për seancë të jashtëzakonshme, Ligji s’ka arsye mos të miratohet

PDK me nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen, njohësit e vlerësojnë të pamundur

Pas Kurtit edhe PDK pritet të mbajë konferencë për media

Sulm me thikë në një shkollë të mesme në Stamboll, 8 nxënës në spital, 1 në gjendje kritike

Rusia përgatit kredinë 1 miliard dollarëshe për Iranin

Rusia përgatit kredinë 1 miliard dollarëshe për Iranin

PDK me nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen, njohësit e vlerësojnë të pamundur

Pas Kurtit edhe PDK pritet të mbajë konferencë për media

Lushtaku: Kurti, për karrigen e tij nuk e miraton ligjin

Lushtaku: Kurti, për karrigen e tij nuk e miraton ligjin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën