Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka thënë se qëllimi i UÇK-së ishte vetëm liria.
Ai ka thënë se Serbia kishte qëllime armiqësore nga shqiptarëve dhe se ata nuk kishin zgjidhje tjetër.
“Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: Çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për tu vrarë, apo të iknim nga shtëpitë tona? UÇK nuk u krijua nga dëshira por nga nevoja”, tha ai para trupit gjykues në Hagë.
Për mua të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit është nderi më i madh.
“Po, kam bartur armë. Armët për ne ishin mbijetesë. UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë. UÇK ishte ushtri çlirimtare. Jam i bindur se bëmë gjënë më të duhur. Edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Prandaj na mbështeti NATO-ja”, tha ai mes tjerash.






