Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Rodney Dixon, tha se të gjitha pretendimet kundër Veselit “janë të pabazuara”.
Si shembull ai mori një video të publikuar nga ZPS në gjykatore ku një dëshmitar tha se kishte dëgjuar nga dikush se Veseli ishte përfshirë në krime.
“Ky është thashethem i pastër. Ky klip është i pavlerë”, tha ai, duke shtuar se nuk është provë dhe se mbrojtja nuk ka mundur ta marrë në pyetje këtë dëshmitar. “Kjo nuk është mbrojtje teknike nga ana jonë. Duhet të ketë prova të vlerësueshme në mënyrë që ne t’i testojmë ato. Gjykata nuk mund të shpallë fajësi nëse ajo mbështetet në thashetheme”, u shpreh ai.









