Kryeministri i Kosovës u është përgjigjur kritikave të opozitës se buxheti i vitin 2026 nuk përfshinë ekspozenë që ka paraqitur në ditën kur është zgjedhur kryeministër.
Ai ka thënë se zotimet që kanë dhënë në fushatë janë të përmbledhura në ekspozenë e tij. Por, Kurti ka thënë se fillimisht kanë paraqitur programin qeverisës para deputetëve, dhe siç ka thënë ai do të ishte jo normale të paraqitet buxheti në përputhje me ekspozenë para programit qeverisë.
“Zotimet që i kemi dhënë në fushatën e fundit natyrisht që janë të përmbledhura në ekspozenë që ka bërë, kur u rizgjodha kryeministër, por para se ajo ekspoze të shndërrohet në buzxhe të ri, duhet të vijë tek ju programi i qeveritar. Do të ishte jonormale që në këtu tash të sjellim buxhet më përputhje me ekspozenë pa sjellë paraprakisht programin qeveritar”, tha Kurti, raport teve1.info.
Teksa ka thënë se buxheti për vitin 2026 përfshinë rritjen e pensioneve, asistencën për fëmijët, investime në shëndetësi, bujqësi, Kurti ka thënë se shumë shpejtë do të ketë çmime tavan për produktet esenciale.
Kurti ka thënë se buxheti shënon rritje dhe ka bërë thirrje që të mbështet.
Ai ka thënë se kritikat e opozitës do t’i shqyrtojnë, “nëse janë të arsyeshme”.




