Ideatori i monumentit simbolik të pavarësisë “New Born”, Fisnik Ismaili, ka zbuluar konceptin e ri artistik që do ta shoqërojë shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në një publikim në rrjete sociale, Ismajli ka ndarë referencën e tij për “Kintsugi”, teknikën tradicionale japoneze që konsiston në riparimin e objekteve të thyera me ar. Kjo filozofi artistike vlerëson plagët dhe thyerjet si pjesë të historisë së një objekti, duke i kthyer ato në elemente që e bëjnë më të fortë dhe më të çmuar.
Mesazhi është parë si një sinjal për transformimin e radhës të monumentit “New Born”, i cili çdo vit pëson ndryshime për të reflektuar zhvillimet dhe sfidat e vendit. /teve1.info/






