TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Viti 2026 do të jetë vit në të cilin, Kosova-Shqipëria dhe Kroacia intensifikojnë marrëveshjen e përbashkët ushtarake, duke nisur kështu ushtrimi e Përbashkët ushtarak për herë të parë në Shqipëri. Por kjo marrëveshje po i pengon presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili paralajmëroi se do të investojnë më shumë në mbrojtje.

by Venhar Isufi
3 minuta ago
0 0
A A

Viti 2026 do të jetë një pikë kthese në rritjen e fuqisë ushtarake në rajon.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, për herë të parë këtë vit, do të realizojnë ushtrimin e përbashkët ushtarak, pas marrëveshjes së nënshkruar më 18 mars 2025 në Tiranë.

Brenda marrëveshjes trelaterale, ekziston pika dy, Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve.

Ky ushtrim, po vlerësohet tejet pozitiv në një kohë të brishtë të sigurisë në rajon.

“Nga perspektiva në Kosovë duhet të shikohet jashtëzakonisht pozitivisht për vet faktin që ka një marrje të përgjegjësive të vendeve që kanë interesa strategjike, evropiane për paqe dhe siguri në Evropë, që të bashkëveprojnë dhe të jenë të përgatitura për çfarëdo kërcënimi që mund të ballafaqohet rajoni. Ka qenë një kërkesë e kahmotshme të SHBA-së që vendet evropiane të marrin përgjegjësi, mendoj që këtë duhet ta shohim nga kjo perspektivë, sidomos vendet që janë më të vogla, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova ku numri i banorëve është modest”, thotë drejtori i QKSS-së, Mentor Vrajolli.

Me këto veprime, sipas analistit Ben Andoni, Kosovës po i hapet rrugë përmes kartës së Adriatikut, për t’u bërë pjesë e aleancës më të madhe ushtarake, NATO.

“Më shumë se sa stërvitje, ajo për herë të parë është jetësimi i marrëveshjes i cili deri tani në këto momente, ka qenë politik dhe nga ana Serbisë, është marrë si kërcënim jashtëzakonisht i madh, për Beogradin zyrtar. Në fakt, z Vengu jo thjesht në emër të Shqipërisë, por në emër të këtij pakti, ka ftuar edhe Serbinë që të jetë pjesë e këtij pakti, kuptohet që Serbia nuk i është përgjigjur. Më shumë i ka pëlqyer kjo marrëveshje që të mbanë narrativën se kinse vazhdimisht është kërcënuar”, deklaroi Andoni.

I shqetësuar me këtë aleancë po shfaqet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Një ditë më parë, ai tha se ende po pret përgjigje në pyetjen se pse po krijohet një aleancë ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit.

Derisa paralajmëroi se kjo është arsyeja pse Serbia do të investojë më shumë në mbrojtje.

“Me formimin e një aleance ushtarake të Kroacisë me Prishtinën dhe Tiranën, ne jemi seriozisht të rrezikuar dhe do të merremi me këtë çështje me shumë seriozitet. Së shpejti do të marr pjesë në kolegjiumin e Shtabit të Përgjithshëm dhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe do të vizitoj të gjitha fabrikat e industrisë ushtarake. Do të investojmë një shumë të madhe shtesë të parave në fabrikat e industrisë ushtarake”, deklaroi presidenti serb.

Sipas Vrajollit, Serbia po tenton që në një të ardhme të afërt të bëhet vend dominues në aspektin ushtarak.

“Është një marrëveshje e cila dihet qartazi që është në pajtim të plotë me objektivat strategjike që ka NATO-ja, që është garantimi i paqes dhe sigurisë në rajon, ajo se si trajtohet nga Serbia, mendoj që është çështje që tregon shumëçka për vet faktin që Serbia reagon për një marrëveshje që ekziston mes tri vendeve që kanë objektiv pro NATO-s apo perëndimore”.

Përveç ushtrimit të përbashkët, së fundi Ministrja e Mbrojtjes ka arritur marrëveshje me atë të Shqipërisë, për të nisur prodhimin e autoblindave ushtarake, “SHOTA” edhe në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Imami nga Skenderaj lutet në Qabe për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Imami nga Skenderaj lutet në Qabe për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Defekti në trafo lë pa rrymë Neurologjinë, Kirurgjinë e Ambulanten Specialistike për mbi dy orë

Defekti në trafo lë pa rrymë Neurologjinë, Kirurgjinë e Ambulanten Specialistike për mbi dy orë

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën