TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​OEK mbledh bizneset, kërkohet mbështetje konkrete nga qeveria për sektorin privat

by Tëvë1
3 orë ago
0
A A
​OEK mbledh bizneset, kërkohet mbështetje konkrete nga qeveria për sektorin privat

Oda Ekonomike e Kosovës ka mbledhur përfaqësues të bizneseve dhe organizatave ekonomike në kuadër të Forumit të Sektorit Privat, ku është kërkuar mbështetje konkrete nga qeveria për hartimin e politikave që ndihmojnë drejtpërdrejt zhvillimin e sektorit privat. Në takim u theksua rëndësia e stabilitetit institucional, koordinimit me institucionet shtetërore dhe krijimit të një klime më të favorshme për investime dhe rritje ekonomike, shkruan KosovaPress.

Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, u shpreh se themelimi i institucioneve të reja dhe funksionaliteti i plotë i tyre është një lajm i rëndësishëm për ekonominë.

Siç tha ai, bizneset presin mbështetje konkrete nga qeveria në hartimin e politikave ekonomike dhe shtoi se sektori privat është i gatshëm të jetë partner bashkëpunues për zhvillimin ekonomik të vendit

“Sot jemi këtu me një mendim optimist, pasi që vendi ynë tashmë ka themeluar institucionet e reja, që nënkupton të pasurit institucionet e vendit fuqiplotë, është lajmi më i mirë që na është dashur në këtë moment për të ecur përpara. Ne si forum presim dhe i mirëpresim përkrahjen e qeverisë në zhvillimin e politikave ekonomike që ndihmojnë drejtpërdrejt biznesin dhe jemi këtu për të konfirmuar se ne jemi maksimalisht të interesuar që të jemi partnerë bashkëpunues për të mirën e zhvillimit ekonomik të vendit me gjithë ekspertizën tonë dhe mundësitë që i kemi. Duhet theksuar se fuqizimi i ekonomisë kosovare dhe stabiliteti ynë politiko-juridik janë çelësi për zgjerimin e investimeve të brendshme dhe për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Ky është një momentum dhe mundësi jona më e mirë që mund ta kemi në këtë moment dhe më e forta në arenën ndërkombëtare, për ta shfrytëzuar që të kemi sa më shumë mundësi për zhvillim ekonomik dhe të konsolidimit tutje të shtetit të Kosovës.”

“Megjithatë, jemi dëshmitarë të avancimeve në reformat e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të kërkesave të Bashkimit Evropian, që po ashtu janë edhe një lëvizje dhe trend i ri në tregun botëror. Dhe jemi të vetëdijshëm se për të qenë pjesë e këtij trendi, është e pamundur të arrijmë suksesin pa përkrahjen e duhur të qeverisë dhe të diplomacisë ekonomike, por edhe pa bashkërendimin e hapave dhe bashkëpunimin me të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë të shteteve mike, të cilët janë pjesë e historisë së suksesit të shtetit tonë të Kosovës”, tha ai.

Se qëllimi i krijimit të këtij forumi është forcimi i zërit të sektorit privat dhe afrimi i tij me institucionet, tha drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli.

“Kur në dhjetor e kemi diskutuar krijimin e këtij forumi, qëllimi ka qenë që ta ndihmojmë sektorin privat, që zëri i tyre të jetë sa më i dëgjuar, të jetë sa më pranë institucioneve dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit, në zhvillimin e sektorit privat, në zhvillimin e fuqisë punëtore të Kosovës, në zvogëlimin e presioneve të ndryshme ekonomike të cilat munden me i pasë qytetarët e Kosovës dhe t’i mbajmë ata në Kosovë si një fuqi e kualifikuar e cila ka me kontribu bashkërisht në zhvillimin e vendit. Jemi të lumtur që po e fillojmë këtë takim dhe këtë seri të takimeve edhe në të ardhmen ku do t’i adresojmë këto sfida, do të dalim me rekomandime të përbashkëta, të gjitha në qëllim të krijimit të një klime sa më të mirë të të bërit biznes në Kosovë, tërheqjes së investitorëve të huaj në Kosovë dhe në këtë mënyrë të zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik dhe social të vendit tonë”, tha ai.

Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe institucioneve shtetërore.

“Qëndrimi ynë është shumë i prerë: neve kemi nevojë të bashkëpunojmë edhe me sektorin privat, por edhe me institucionet e Republikës sonë në vendin tonë të dashur. Me institucionet shtetërore kemi nevojë të bëjmë politikë për njëri-tjetrin dhe jo me njëri-tjetrin. Ky është qëndrimi ynë i përbashkët, kjo është maksima që do të na udhëheqë, dhe në frymën e këtij forumi dhe pjesë e këtij forumi si këshill do të mundohemi që të veprojmë në këtë frymë. Pra, me institucionet shtetërore dhe një herë, do të bëjmë politikë për njëri-tjetrin dhe jo me njëri-tjetrin”, tha ai.

Se bizneset kanë nevojë për mbështetje të gjerë nga politika, qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, u shpreh përfaqësuesi i Klubit Slloven të Bizneseve, Bajram Fusha.

“Oda Sllovene e bizneseve është pjesë e kësaj iniciative dhe e mbështet këtë iniciativë duke pasur parasysh që ekonomia e Kosovës, bizneset e Kosovës kanë nevojë të përkrahen, të zhvillohen dhe të mbështeten nga të gjithë ne, nga qytetarët, nga politika dhe të ndërtohet një shpirt ndërmarrës dhe të mbështetet që të fuqizohet dhe të jetë më i suksesshëm në hapat e rinj që mendon për të ndikuar e për t’u zhvilluar si biznes, por njëkohësisht me zhvilluar ekonominë e vendit tonë. Ne e dimë që ekonomia edhe të hyrat e vendit tonë varen shumë nga zhvillimi i biznesit, nga zhvillimi ekonomik, andaj ne duhet të jemi këtu të sjellim edhe përvojat tona sllovene në Kosovë dhe të përdoren këto për një zhvillim të suksesshëm të ekonomisë. Besoj që do të jemi pjesë e përkrahjes gjithmonë dhe besoj që gjithë ata që kanë mundësi, që kanë dëshirë të kyçen në këtë proces dhe të ndihmojnë në zhvillimin e kësaj iniciative”, tha ai.

E, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, tha se përfshirja në këtë forum u jep mundësi bizneseve që kërkesat e tyre të artikulohen më qartë para institucioneve qendrore dhe lokale.

“Edhe ne si Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës e kemi përkrahur iniciativën edhe jemi pjesë e këtij forumi, do të lë jemi me kënaqësi thashë ashtu, për arsye se kjo na mundëson që edhe ato kërkesat tona të artikulohen më mirë edhe të prezantohen më mirë tek institucionet si ato qendrore po ashtu edhe ato lokale. E mira e kësaj me formimin e kësaj qeverie në këtë rast për biznesin ku unë e prezantoj do të thotë, është se kemi formimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Kështu që na jep mundësi që kërkesat tona të shtjellohen më mirë do të thotë, edhe ndoshta edhe t’i arrijmë ato çfarë ne dëshirojmë. Kemi do të thotë ne, krejt çka shihni për turizmin dhe në përgjithësi këtë zhvillim të turizmit në Kosovë, është falë sektorit privat. Prandaj sektori privat është ajo baza e cila duhet me u lidh, me u koordinu me politikat shtetërore për me mund që të bërit biznes të jetë më lehtë, që destinacionet turistike edhe vetë si Kosova si destinacion turistik të jetë më i kërkuar për numrin më të madh të turistëve në të ardhmen. Është një lajm i mirë që çdo vit kemi rritje të numrit të turistëve edhe përkundër këtyre problemeve që i kemi, megjithatë kemi numrin në rritje i cili sillet prej 13 deri në 25 për qind çdo vit kemi rritje të numrit të turistëve”, tha ai.

Tags: Lulzim RafunaOEKsektoriprivatTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama: Bllokimi i buxhetit të kryeqytetit, ndëshkim për qytetarët

Shtyhet seanca për buxhetin 2026, votimi zhvendoset për të hënën

Shtyhet seanca për buxhetin 2026, votimi zhvendoset për të hënën

BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

BE pret kapitull të ri në marrëdhëniet me Kosovën

Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtje të çlirimtarëve

Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtje të çlirimtarëve

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama: Bllokimi i buxhetit të kryeqytetit, ndëshkim për qytetarët

Shtyhet seanca për buxhetin 2026, votimi zhvendoset për të hënën

Shtyhet seanca për buxhetin 2026, votimi zhvendoset për të hënën

BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

BE pret kapitull të ri në marrëdhëniet me Kosovën

Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtje të çlirimtarëve

Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtje të çlirimtarëve

Nesër seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

IKD i bën thirrje Kuvendit: Hiqeni nenin 31, shkel Kushtetutën dhe dëmton zyrtarët publikë

PDK, LDK e AAK s’e mbështesin propozimin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026, e kërkojnë Kurtin për debat

PDK, LDK e AAK s’e mbështesin propozimin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026, e kërkojnë Kurtin për debat

Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën

Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën