TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

by teve1
3 orë ago
2
A A
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

Kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë u takuan të premten në Prishtinë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, por thanë se “nuk është diskutuar për integrimin e institucioneve serbe të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e Kosovës”.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, tha se ata nuk janë kompetentë për çështjen e integrimit dhe se ajo duhet të negociohet brenda kornizës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne, si kryetarë komunash, besojmë se kjo nuk është diçka me të cilën duhet të merremi; është ekskluzivisht një temë për negociata dhe negociatorët kryesorë”, tha ai.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deklaroi se Qeveria e Kosovës është e gatshme t’u ofrojë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme komunave me shumicë serbe për t’i zgjidhur problemet me interes për qytetarët.

Ai nuk specifikoi nëse u diskutua integrimi i shëndetësisë dhe arsimit serb, por deklaroi se takimi ishte mënyrë për komunikim dhe koordinim më të mirë midis nivelit qendror dhe lokal.

“Takimet e mëtejshme me agjendë specifike dhe të detajuar do të vazhdojnë, në interesin më të mirë të qytetarëve të Republikës, përmes bashkëpunimit në nivelin qendror dhe lokal”, shkroi Krasniqi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Takimi i kryetarëve të dhjetë komunave me shumicë serbe dhe ministrit Krasniqi u paralajmërua më herët nga ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se pesë-gjashtë javët e ardhshme janë shumë të rëndësishme për integrimin e institucioneve serbe të shëndetësisë dhe arsimit dhe se të gjithë duhet të jenë konstruktivë për këtë çështje.

“Do të ishte mirë që kryetarët e komunave të tregonin sa më shumë përgjegjësi që të jetë e mundur në këtë fazë, sepse mirëqenia e qytetarëve të tyre varet kryesisht nga qasja që do të ndjekin në javët e ardhshme”, tha Bislimi.

Megjithatë, Radojeviq tha se ky takim kishte të bënte me problemet komunale, administrative ose teknike, me të cilat po përballen komunat.

“Kemi edhe probleme me personelin dhe institucionale, ndryshimin e kufijve të komunave…”, tha ai.

Radojeviq shtoi se nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ministri Krasniqi për problemet e ngritura, por se e pret në të ardhmen.

Një ditë më herët, kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë miratuan një deklaratë, me të cilën hodhën poshtë dhe dënuan çdo veprim ose aktivitet që mund të rrezikojë punën dhe shërbimet e institucioneve shëndetësore dhe arsimore, që veprojnë në mjediset me shumicë serbe, brenda sistemit të Serbisë.

Deklarata, e cila u miratua në mënyrë unanime në Mitrovicë të Veriut, thotë se “lëvizjet e njëanshme kundër institucioneve arsimore dhe shëndetësore, përtej negociatave në Bruksel dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe” dhe zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet, “do të përbënin spastrim etnik administrativ të popullit serb”.

Subjektet e tjera politike serbe e kanë akuzuar Listën Serbe – partitë më të madhe të serbëve në Kosovë – se tashmë ka rënë dakord për integrimin dhe se thjesht “po simulon rezistencën”.

Sipas tyre, kjo është një përpjekje për të mbuluar “vitet e heshtjes dhe përgjegjësisë politike”.

Paralajmërimi për fillimin e integrimit të institucioneve arsimore dhe shëndetësore përkon me fillimin e fazës së parë të zbatimit të plotë të Ligjit për të Huajt, që zgjat deri më 15 mars dhe përfshin periudhën e informimit.

Ky ligj mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe, sepse ata që nuk kanë dokumente të Kosovës, duhet të marrin leje pune ose licencë nga Agjencia Kosovare e Punësimit.

Në praktikë, marrja e lejes për punë ose shkollim mund të jetë problematike, pasi Kosova nuk i njeh institucionet e Serbisë, duke i konsideruar ato paralele dhe ilegale./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Treni godet një veturë te kazerma “Adem Jashari”, ushtarët i japin ndihmën e parë shoferit

Treni godet një veturë te kazerma “Adem Jashari”, ushtarët i japin ndihmën e parë shoferit

Kuvendi ratifikon marrëveshjen me BE-në për përkrahjen e reformave dhe rritjen ekonomike

Kuvendi ratifikon marrëveshjen me BE-në për përkrahjen e reformave dhe rritjen ekonomike

Miratohet marrëveshja me BE-në, Kosova do të përfitojë 882 milionë euro

Miratohet marrëveshja me BE-në, Kosova do të përfitojë 882 milionë euro

Kuvendi miraton ndryshimet në përbërjen e komisioneve parlamentare

Munguan në seancën konstituive, Uran Ismaili dhe Afërdita Hajrizi betohen sot si deputetë

Munguan në seancën konstituive, Uran Ismaili dhe Afërdita Hajrizi betohen sot si deputetë

Këto janë vendimet që u morën në seancën e parë të Kuvendit të ri

Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara

ATK del me njoftim për aksionin ndaj argjendarive në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën