Kjo thirrje e Ministrisë erdhi pas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se gjatë dy javëve të fundit, është shënuar rritje e rasteve të COVID-19.
“Me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga infeksioni, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që nuk kanë marrë ende asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, që të vaksinohen, ndërsa qytetarët që i kanë marrë një apo dy doza të vaksinës, ta marrin dozën e dytë, respektivisht dozën e tretë të vaksinës”, thuhet ndër tjerash në njoftim./teve1.info/