TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: Çfarë i kishte bërë Kurti i 2015-ës këtij Kurtit sot

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Abdixhiku: Çfarë i kishte bërë Kurti i 2015-ës këtij Kurtit sot

Në seancën e sotme parlamentare, deputeti Abdixhiku tha se nëse marrëveshja nuk është e mirë, atëherë duhet të flitet për legalizimin e Serbisë në veri.

“Më lejoni që të jemi i shkurt dhe të themi që politikani i hijeve të veta s’mundet t’i ikë, që do të thotë se qëndrimeve të veta paraprake s’mund t’i ikë me kaq lehtësi. Dhe kryeministri Kurti ka nevojë të bëj dy sqarime bazike, e para është logjike se a është marrëveshja e mirë apo s’është marrëveshja e mirë. Nëse është marrëveshja e mirë, që është replikë e një marrëveshje paraprake, atëherë me të drejtë edhe mund t’i shtrosh argumentet se po, po kthehet legjitimiteti në veri dhe po mblidhen të hyrat pas 20 vjetësh. Sepse marrëveshja është e mirë. Por, në qoftë se marrëveshja s’është e mirë, atëherë duhet të flasim për legalizimin e Serbisë, po të citojë, në Kosovë dhe në veri. Pra, duhet të qartësosh një element bazik, cila është natyra e marrëveshjes, sepse të dyja s’mund të jenë. Është kundër thënie politike, s’mund të sillesh as mish as peshk. Ose e mirë ose e keqe, ose është trashëgimi ose është meritë e jotja. Të dyja s’janë. Dhe në qoftë se është dëm, e s’është vazhdimësi, atëherë pse na e sjelle Elektroseverin në Kosovë, të cilën e ke kundërshtuar para 4 viteve këtu në këtë foltore. Për neve marrëveshja është e njëjtë, siç ka qenë e mirë atëherë, është edhe tani, prandaj, edhe e mbështesim, po shtrihet sovraniteti në veri”, tha Abdixhiku.

Deputeti Abdixhiku në këtë seancë ka kujtuar fjalët e shkrimtarit, Shkreli, të lexuara në këtë kuvend nga ish-deputeti Adem Mikullvci.

“Më 2017, në këtë kuvend, një burrë i madh, anëtari i VV-së që kryesonte kuvendin, Adem Mikullovci, kishte nisë me fjalë të Shkrelit. “Nëse takohemi me veten sy më sy, a kemi me u puthë, a kemi me u pështyrë”. Çfarë kishte bërë Albin Kurti i 2015-së këtij Albin Kurtit sot. Kjo është pyetja”, tha Abdixhiku.

Ndërsa, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë Kurtit t’i kursejë deputetët e partisë së VV-së nga elozhetë.

Ish-kryeministri ka pyetur Kurtin edhe për Valaqin.

“Kryeministër iu dëgjova në prezantimin tuaj të parë, nuk kam vërejtje, sa i përket marrëveshjes për energji, ju kuptoj, por e kam një dilemë, do t’ua themi në fund. Ajo që iu kisha lutë si kryetari i VV-së, të na kurseni prej elozheve të tipeve që i dëgjuam më herët, pse tash dhe vetëm tash po paguajnë serbët në veri, sepse nuk ua kemi borxh. Pra, nëse dëshironi me u ruajtur nga pak ndër vete, ndalni kapak ata që po flasin në emër të subjektit tuaj. Dilema ime është kjo, pse kur të tjerët jetojnë në realitet në minimum për me nxjerr maksimumim para jush, është tradhti kombëtare e pse në rastin e juaj kur ndodh, kjo është e drejtë. Dhe, e kam një pyetje për fund çka do të ndodh me Valaqin? Pra, me stacionin në Valaq”, theksoi ai.

Kryeministri Kurti në replikën e tij tha se Qeveria e tanishme i ka të përlyera duart me baltë, pasi ashtu e kanë gjetur Kosovën.

“Unë besoj se ka qenë dëmtim i madh i sistemin elektro-energjetik në Kosovë, edhe i perspektivës së Kosovës privatizimi i shpërndarjes dhe furnizimit. Nuk do ta kisha bërë kurrë, por tash nuk kam qare pa bashkëpunuar me ta. Sepse mund të bëhet edhe shumë më keq”. Por, në ndër kohë duam të bëjmë mirë. E dini shumë mirë që keni fshatra të shndërruara në komuna për shkak të përkatësisë etnike. Kjo është e padrejtë, por unë takohem, e bashkëpunojë me këta kryetar të këtyre komunave. Ngjashëm edhe sa i përket çështjes së energjisë. E kemi të trashëguar këtë gjendje ku po e bëjmë më të mirën e mundshme. A ka qenë ndonjë marrëveshje në të kaluarën tradhti? Po, ka qenë tradhti, por kjo është realiteti. A i kemi duart më baltë? Po, i kemi sepse Kosovën e kemi gjetur në baltë, ama ndërgjegjen e kemi të pastër”, theksoi Kurti./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

30 ditë paraburgim për katër të arrestuarit në Ferizaj, u kapën me rreth 18 kg drogë

Kryeministria jep detaje për takimin e Kurtit me ministrin belg, Prévot

Kryeministria jep detaje për takimin e Kurtit me ministrin belg, Prévot

Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa shenja jete, shkaqet ende të panjohura

Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa shenja jete, shkaqet ende të panjohura

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

​“I gatshëm vetëm si zgjidhje e fundit” – Hoti flet për postin e presidentit

10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

30 ditë paraburgim për katër të arrestuarit në Ferizaj, u kapën me rreth 18 kg drogë

Kreu i Shtabit të SHBA-së: Marina Amerikane ka bllokuar portet iraniane dhe ka ridrejtuar 13 anije

Kreu i Shtabit të SHBA-së: Marina Amerikane ka bllokuar portet iraniane dhe ka ridrejtuar 13 anije

Kryeministria jep detaje për takimin e Kurtit me ministrin belg, Prévot

Kryeministria jep detaje për takimin e Kurtit me ministrin belg, Prévot

Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa shenja jete, shkaqet ende të panjohura

Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa shenja jete, shkaqet ende të panjohura

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

​“I gatshëm vetëm si zgjidhje e fundit” – Hoti flet për postin e presidentit

Prévot: Tani është koha për anëtarësimin e Kosovës në KE, Belgjika do të avokojë për të

Prévot: Tani është koha për anëtarësimin e Kosovës në KE, Belgjika do të avokojë për të

Nënkryetari i Komunës së Malishevës jep detaje për tragjedinë në Malishevë dhe shpreh ngushëllime për familjen e viktimave

Nënkryetari i Komunës së Malishevës jep detaje për tragjedinë në Malishevë dhe shpreh ngushëllime për familjen e viktimave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën