TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-ushtari ndjek nga afër gjykimin e komandantit

Në Hagë kanë nisur deklaratat përmbyllëse në procesin më të madh gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndërsa atje po qëndrojnë edhe familjarë e ish-pjesëtarë të UÇK-së për të përcjellë nga afër seancat. Nga Skenderaj e Gjermania, ata shprehen me shpresë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar besimin e tyre në pafajësinë e katërshes.

by tëvë1
7 muaj ago
0 0
A A

Janë momentet e fundit para se të hyjnë në Gjykatën Speciale.

Pas pak, do ta ndjekin nga afër, seancën ku ish-komandantët e tyre, po gjykohen për krime lufte.

Por, para se të futen në gjykatore, këta qytetarë nga Skenderaj, u kujdesen ta ruajnë një kujtim të veçantë.

Njëri nga ta, është Xhevat Dervishi, nipi i heroinës nga Prekazi, Salë Jasharit.

“Është hera e parë pas pesë vitesh që na mundësohet me i pa këta njerëz që kanë kontribuar për vendin dhe që këta kanë bërë një luftë të drejtë dhe të pastër për lirinë e vendit… Nëse ka drejtësi në këtë botë dhe në këtë gjykatë, këta do të jenë të pafajshëm”, shprehet Xhevat Dervishi- nipi i Salë Jasharit

Takimin e radhës me ish-krerët e UCK-së, Dervishi shpreson ta kenë në liri.

“Është një gjyq që po mbart larg Kosovës edhe ua pamundëson shumë qytetarëve të marrin pjesë… Nuk kemi mundur të qëndrojmë atje {Kosovë} dhe kemi ardhur me i pa këta njerëz që kanë luftuar për vendin e tyre dhe kanë sjell lirinë e vendit të tyre”, shprehet ai.

E shumicën e seancave në rastin “Thaçi dhe të tjerët” thotë t’i ketë përcjellë Fitim Gjoshi.

Por, edhe për ish-pjesëtarin e Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, kjo do të jetë hera e parë që seancën do ta përcjell nga afër.

“Mbi 70 për qind të seancave i kam përcjellur, besoj qe deri në fund do të vi që t’i përcjelli për hir të respektit dhe nderit ndaj çlirimtarëve tanë qe po sakrifikohen për vendin tonë, për këtë shtet qe e themeluan dhe e arritën qëllimin qe të jemi në liri”, thotw Fitim Gjoshi, ish-ushtar.
Shpresat që do të lirohen ish-krerët e UÇK-së, i ka edhe Gjoshi.

Por, nuk beson shumë në drejtësinë e Hagës.

“Deri në momentin që të dalin prej këtu nuk ju besohet sepse nuk ka drejtësi këtu. Kjo është gjykatë politike dhe aspak nuk ka drejtësi. Por shpresat sipas deklaratave të avokatëve qe do të triumfojë drejtësia. Janë të pastër”, shprehet ai.

Ndryshe, Në Dhomat e Specializuara nga e hëna kanë filluar deklaratat përmbyllëse të palëve në procesin më të madh gjyqësor në Hagë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Wilson: Vuçiqi po përpiqet ta shndërrojë Serbinë në një shtet autoritar

Wilson: Vuçiqi po përpiqet ta shndërrojë Serbinë në një shtet autoritar

Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Madhërimi i Mlladiqit pa reagime dhe sanksione

Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Madhërimi i Mlladiqit pa reagime dhe sanksione

Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë zhvillimet politike në Kosovë

Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë zhvillimet politike në Kosovë

Jakupi: Kosova drejt zgjedhjeve, ngjarjet e sotme lojë për shtyrjen e afatit deri në dhjetor

SPAK njoftim zyrtar: Belinda Ballukut i sekuestrohet vila në Green Coast, e përfitoi me korrupsion

SPAK njoftim zyrtar: Belinda Ballukut i sekuestrohet vila në Green Coast, e përfitoi me korrupsion

Vetëvendosje s’i do nënkryetar të Kuvendit Vlora Çitakun e Kujtim Shalën

Vetëvendosje s’i do nënkryetar të Kuvendit Vlora Çitakun e Kujtim Shalën

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Pesë vetura përfshihen nga zjarri në Prizren, Policia identifikon një të dyshuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën