Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka deklaruar se seanca e parë e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet sot në ora 19:00.
Haxhiu ka thënë se në seancën e parë pritet të shqyrtohet kërkesa e Qeverisë për zgjatje buxhetore edhe për muajin mars, të bëhet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat u votuan të enjten nga ekzekutivi, që gjithashtu mbajti mbledhjen e parë në mandatin e ri.
Tutje, ajo ka njoftuar se në këtë seancë pritet të jenë 16 komisione parlamentare, 4 komisione të përhershme dhe në anën tjetër 12 komisione funksionale me nga 11 anëtarë.
Derisa, kryeparlamentarja ka theksuar se Vetëvendosja do të kryesojë me nga 9 komisione parlamentare, PDK me 3 komisione, LDK me nga 2 komisione, Lista Serbe me 1 komision si dhe Grupi Multietnik me 1.
Ndërsa, për pjesën tjetër të mbledhjes së seancës plenare, kryekuvendarja tregoi që seanca do të lidhjet me një rezolutë, që ndërlidhet siç e ceku ajo me procesin e padrejtë që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Kuvendi i Kosovës pas miratimit në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet në orën 19:00 do t’i ketë 16 komisione parlamentare, 4 komisione të përhershme dhe në anën tjetër 12 komisione funksionale me nga 11 anëtarë. Vetëvendosje do të kryesojë 9 komisione parlamentare, PDK 3 komisione, LDK 2 komisione, Lista Serbe 1 komision dhe Grupi Multietnik do ta kryesojë një komision. Çështja tjetër do të lidhet me një rezolutë, që ndërlidhet me procesin e padrejtë që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas diskutimeve në kryesinë e Kuvendi ka vullnet nga grupet parlamentare që kjo rezolutë ta marrë mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kur bëhet fjalë për luftën e drejtë të UÇK-së dhe raport me proceset e padrejta që po ndodhin në Hagë duhet të jenë të unifikuara, duhet të jemi bashkë”, ka deklaruar ajo për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit./teve1.info/







