TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Serbët e veriut e mirëpresin marrëveshjen për energjinë, pajtohen ta paguajnë rrymën

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Serbët e veriut e mirëpresin marrëveshjen për energjinë, pajtohen ta paguajnë rrymën

Ata thonë se ndonëse nuk i dinë detajet e kësaj marrëveshje, megjithatë duhet të fillojnë ta paguajnë rrymën e harxhuar.

Millosh Golluboviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, nuk e sheh si problem faturimin e energjisë elektrike, duke thënë se qytetarët duhet të paguajnë rrymën që e harxhojnë.

Sipas tij, marrëveshja e arritur do të zgjidhë veç tjerash edhe gërmimin ilegal të kriptovalutave në veri të Kosovës, që sic tha ai, ka paraqitur problem të madh deri tash.

“Edhe pse është arritur marrëveshja, nuk dimë shumë se çka saktësisht do të thotë kjo për qytetarët para së gjithash në veri. Po supozoj se kjo nënkupton që në një periudhë kohore rryma do të fillojë të paguhet. Në anën tjetër, mendoj se kjo do të rregullojë edhe gërmimin ilegal të kriptovalutave, që në veri të Kosovës paraqet një problem të madh… Natyrisht, po jetojmë një jetë normale, do të duhej ta paguajmë (rrymën), kështu që nuk shoh ndonjë problem sa i përket kësaj”, ka thënë Golluboviq.

Edhe Filip Vullic, një qytetar tjetër nga veriu, pajtohet se duhet paguar faturat e rrymës dhe se kjo çështje nuk paraqet ndonjë problem.

“Unë konsideroj se s’ka problem nëse pajtohen të dyja palët, dua të them nëse është në interes të serbëve dhe shqiptarëve të cilët jetojnë këtu…Po, po, sigurisht do ta paguajmë rrymën, nuk është kjo problem”, theksoi Vullic.

Radomir Saviq, thotë se marrëveshja e arritur është një gjë e mirë që ka ndodhur, dhe se është e rëndësishme vetëm që qytetarët të mos kenë probleme.

Ai shpreson që kjo marrëveshje të mos ndryshojë dhe të respektohet.

“Mirë është që kanë siguruar që të kemi rrymë këtu dhe të mos kemi probleme. ndërsa nuk di çka do të ndodhë tutje. Nëse kjo marrëveshje respektohet dhe nëse nuk vjen te ndonjë ndryshim sërish…Po, do ta paguajmë nëse duhet, deri tash s’kemi paguar, por nëse duhet do ta paguajmë, s’kemi çfarë të bëjmë”, tha Saviq për KosovaPress.

Nebojsha Didic, u shpreh se me rëndësi është që situata të jetë e qetë, duke thënë se duhet paguar jo vetëm rryma, por edhe uji dhe shërbimet e tjera.

“Dashtë Zoti të jetë mirë dhe të paguhet rryma, uji dhe të gjitha tjerat”, tha ai.

Ndryshe, nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e komunave tjera të vendit. Faturat e tyre kanë qenë më të larta për 3.5 për qind. Megjithatë, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit në Kosovë ka vendosur në fund të vitit 2017 për pezullimin e kësaj praktike, duke konstatuar se është e paligjshme. Ky vendim më vonë është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pagesa ka kaluar te Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT), sipas të cilit është bërë e ditur se humbjet nga mos pagesa e rrymës në veri kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh vetëm në vitin 2021. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Therret me thikë një person në Prishtinë

Vdes 76-vjeçari që u godit nga vetura në Mitrovicë

Rama në DASh: Koordinimi me ShBA-në, kyç për projektet ekonomike të Prishtinës

Rama në DASh: Koordinimi me ShBA-në, kyç për projektet ekonomike të Prishtinës

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Emirateve: Diskutime për projekte të reja në shëndetësi

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Emirateve: Diskutime për projekte të reja në shëndetësi

AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram

Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës

Bidonë me mjaltë e materiale ndërtimore – Dy raste të kalimit të paautorizuar kufitar ndalohen në veri

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Prizren, e bëri për spital një tjetër

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Goditi me veturë një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet vozitësja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën