TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm

Avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, e ka nisur fjalën e tij përmbyllëse duke theksuar se gjykimi duhet të bazohet në parimin themelor të prezumimit të pafajësisë.

Ai u ka thënë trupit gjykues se pika e nisjes në shqyrtimin e çështjes duhet të jetë pafajësia e Thaçit, ndërsa barra e provës i takon Prokurorisë.

“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, ka deklaruar Mishetiq para gjyqtarëve.

Sipas tij, mbrojtjes i nevojiten katër orë për paraqitjen e plotë të argumenteve në fjalën përmbyllëse.

Gjatë paraqitjes, Mishetiq ka rikujtuar edhe dëshmitë e disa dëshmitarëve ndërkombëtarë, të cilët kanë dëshmuar në favor të Thaçit. Ai theksoi se, sipas tyre, në kohën kur po ndodhnin ngjarjet për të cilat akuzohet Thaçi, ai nuk ishte subjekt i dyshimeve për krime lufte.

“Ju keni dëgjuar nga dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë thënë se Hashim Thaçi nuk dyshohej për krime lufte, ndërkohë që këto ngjarje po ndodhnin dhe po zhvilloheshin. Dëshmitarët ndërkombëtarë ju thanë se për këto ngjarje ishin të informuar përmes burimeve diplomatike, shërbimeve të inteligjencës dhe të tjera, si dhe përmes përvojave të tyre personale, përfshirë përvojat e tyre me Hashim Thaçin”, ka shtuar ai.

Në mesin e figurave ndërkombëtare që kanë dëshmuar në mbrojtje të Thaçit janë ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s, Wesley Clark, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, si dhe diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill.

Tags: GjykimiHashim ThaciTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Opozita vlerësohet se ia pa hajrin daljes së ulët në zgjedhje

Opozita vlerësohet se ia pa hajrin daljes së ulët në zgjedhje

Vetëm 37.05% dolën në votime, çfarë mesazhi dhanë qytetarët?

Vetëm 37.05% dolën në votime, çfarë mesazhi dhanë qytetarët?

I kërkoi 60% të votave, por i mori 43%, cili është mesazhi që Kurti mori nga qytetarët të dielën?

Aleanca rrugës për t’i siguruar tetë deputetë – Rritjes vlerësohet se i ndihmoi dalja e ulët në zgjedhje

Aleanca rrugës për t’i siguruar tetë deputetë – Rritjes vlerësohet se i ndihmoi dalja e ulët në zgjedhje

Nimani: Aleanca është fituesja reale e zgjedhjeve të 7 qershorit

Nimani: Aleanca është fituesja reale e zgjedhjeve të 7 qershorit

Përditësim i ri nga KQZ: Këto janë rezultatet më të fundit të zgjedhjeve

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën