TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
​Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente

Me qenë kryetar i LDK-së nuk do të kisha lejuar që deputetët e mi të votojnë ose t’ia mundësojnë Vjosa Osmanit të jetë presidente, thotë Isa Mustafa. Sipas tij, Osmani gjatë pesë viteve të mandatit nuk ka qenë neutrale, por e njëanshme, duke i mbajtur anën qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje, ai në një intervistë për KosovaPress, thekson se sjellja e Osmanit nuk përkon me rugovizmin, pasi e njëjta e ka shkatërruar LDK-në. Megjithatë, Mustafa deklaron se nëse Osmani propozohet sërish për presidente, i takon deputetëve të LDK-së të analizojnë dhe mos të ngutën për çfarëdo vendimmarrjeje.

“Me pas qenë unë kryetar i LDK-së, në asnjë rast nuk isha pajtuar që deputetët e mi të qëndronin në sallë ose të votonin Vjosën. Sepse Vjosa na e shkatërroi partinë, edhe s’kam pasur një arsye që unë tash ta shpërblej atë që e solli LDK-në, kur ne e bëmë atë, edhe udhëheqëse të listës në fushatë, edhe kandidate për kryeministre, edhe kryetare të Kuvendit. Ajo kryetare e Kuvendit të Kosovës është bërë me, me insistimin tim… Në situatën aktuale, dikush duhet të bëhet president. Tash në qoftë se thojmë Vjosa jo, ne duhet të dimë kush është tjetërkush. Në LDK unë mendoj që LDK-ja tani duhet ta analizojë atje. S’duhet të ngutemi me thënë, po bëj ndonjë marrëveshje me ju”, thekson Mustafa.

Ai e akuzoi Osmanin edhe për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës, duke përmendur rastin e shkarkimit të kryetares së KQZ-së dhe bllokimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Në kontekst të neutralitetit absolutikisht s’ka qenë neutrale. Ka qenë e njëanshme. Në kontekst të Kushtetutës, ka pasur probleme me Kushtetutën, edhe kur e ka shkarkuar kryetarin e KQZ-së, sepse e ka shkarkuar në mënyrë jo kushtetuese, mirëpo nuk ia kanë bërë nënshkrimet njerëzit, deputetët e Kuvendit, sidomos ata të LDK-së, s’kanë dashur. Edhe kur e ka bllokuar kryeprokurorin e shtetit. Domethënë në ato dy raste janë shkelje të qarta, por Gjykata Kushtetuese nuk vendos në qoftë se dikush nuk e hap rastin”, shton ai.

Duke folur për deklarimet e deputetit të LDK-së, Ukë Rugovës, njëherësh djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, se Osmani është rugoviste, ai thotë se sjellja e saj nuk përkon me rugovizmin.

Mustafa thekson se LDK-ja e dëmtuar dhe e përçarë i shërben vetëm krijimit të një shteti njëpartiak në Kosovë.

“Ukë Rugova së pari duhet të sqarojë çka është Rugovizmi. A është sjellja e zonjës Osmani, sjellja e Ibrahim Rugovës? Unë mund të them jo. Unë e njoh Rugovën…. Tash në qoftë se Ukë Rugova, djali i Ibrahim Rugovës, thotë se është rugoviste, atëherë pse rugovistja e Ukë Rugovës e shkatërroi LDK-në? Pse? Cili ishte arsyeja e saj që ta shkatërronte LDK-në edhe ta çonte LDK-në në VV, në një parti të majtë, krejtësisht të majtë. Ta shkatërronte konkurrencën politike në Kosovë, sepse pa LDK nuk ka konkurrencë politike në Kosovë. Me LDK-në të dëmtuar, të shkatërruar, Kosova s’ka konkurrencë. Kosova veç me ka shtet njëpartiak. Edhe në qoftë se dikush i kontribuon këtij shteti njëpartiak në Kosovë, atëherë ç’a ka lidhje me Ibrahim Rugovën? Pse po keqpërdorim Ibrahim Rugovën si bashkëpunëtor, si kryetar, si president, ose si babë? Nuk ka asnjë, nuk ka asnjë kuptim të sillemi kështu, ose t’i bëjmë njerëzit tanë të këqija në këtë botë edhe thotë, “Jam rugovist”. Dalin e bëjnë zhurmën më të madhe, themi, e cila nuk përngjan në asgjë, edhe thotë, “Jam rugovist i Ibrahim Rugovës”. Po si je Ibrahim Rugovës? Ibrahim Rugova s’është sjellë kurrë ashtu”, deklaron Mustafa.

Sipas tij, nëse s’ka konsensus për zgjedhjen e presidentit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja. Ai deklaron se nëse LDK-ja kthjellet dhe ka unitet të brendshëm, shumë lehtë do t’i arrijë 20 deputetë në Kuvend.

“Po unë, unë besoj që në qoftë se LDK-ja kthjellet pak, dhe në qoftë se, kthjellet, kthjellet pak edhe në qoftë se LDK-ja krijon unitet të brendshëm të funksionimit, edhe në qoftë se LDK-ja, tash po citoj Abdixhikun, e lexon qartë edhe e kupton qartë zërin e qytetarëve, edhe në qoftë se LDK-ja reflekton karshi zërit të qytetarëve, atëherë unë besoj që LDK-ja edhe në këto zgjedhje mund t’i bëjë nja 20 deputetë pa fije zori, i nxjerr. I bën sepse është me rëndësi të dërgohen mesazhe të qarta në terren, sepse votat nuk i bën Kuvendi i LDK-së, as kryesia e LDK-së, as Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së… Jo, jo, unë mundem të them, unë mundem të them edhe 50 që i bën, ose edhe 30 që i bën. Por unë mendoj që s’mundet të bëhet shpejt, për arsye se është dëmtuar shumë, por është me rëndësi të fillojë trendi pozitiv, të shkojë lart. Sepse unë mund të them i bën 25, mund t’i bëjë 30. Mirëpo unë flas ashtu, domethënë, unë s’dëshiroj ta gënjej opinionin, flas ashtu si unë e mendoj që mundet të rritet, domethënë kjo është mënyrë e rritjes. Në qoftë se rritet pesë, tash rritet edhe 10 në zgjedhjet e ardhshme, atëherë LDK e kreu punën e vet”, thekson Mustafa.

Mustafa deklaron se s’ka asnjë ambicie për president të vendit, edhe nëse propozohet si emër nga LDK-ja për këtë post.

Ai deklaron se tani ka probleme shëndetësore, duke përmendur edhe sfidat që ka pasur si kryeministër, kur, siç thotë, është ballafaquar me gazlotësjellës dhe bomba gazi, madje edhe djegie të shtëpisë.

“Jo, unë e kam, unë e kam përfunduar, themi, karrierën time politike. Së pari s’kam pasur asnjë ambicie që tani të shoh apo të mendoj apo ta ëndërroj për pozita shtetërore. Kam edhe probleme shëndetësore të cilat nuk mund t’i përballoj. Ato probleme, tash s’kam dashur edhe kryetar i LDK-së të qëndroj me vite të fundit, apo tash të them, “Hë se unë po…” Po unë s’kam problem me kokën, s’kam problem me mendimin, s’kam problem me analizën… Po, mirëpo unë kam problem me, me sëmundjen tjetër të cilën e kam origjinale, e kam çështje, domethënë, që më ka krijuar prej një presioni të madh që kam pasur sa kam qenë kryeministër i këtij vendi, se unë më shumë kam qeverisur me gaz lotsjellës, me bomba, me bombola gazi, me, domethënë, me akte të dhunimit të shtëpisë time, e të kalljes së shtëpisë, dhe ato të gjitha shprehen tash. Unë edhe njeriu s’mund t’i paramendojë vetes që unë edhe njëherë hyj në atë valle me njerëz të tillë të cilët nuk kanë marrë asnjëherë, nuk kanë marrë as dënime, as kritika meritore për atë”, potencon Mustafa.

 

Tags: Isa MustafaLDKTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku i reagon Mustafës: LDK do të ecë përpara, por jo me ata që refuzojnë vullnetin e anëtarësisë

Pas dhjetë ditë kërkimi, FSK gjen trupin e pajetë të 30-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat

Pas dhjetë ditë kërkimi, FSK gjen trupin e pajetë të 30-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat

​Mustafa: LDK duhet të reflektojë, Abdixhiku nuk solli rezultate

​Mustafa: LDK duhet të reflektojë, Abdixhiku nuk solli rezultate

Plagosja me armë zjarri në Deçan, flasin nga Spitali i Pejës

I lënduari në aksidentin me fatalitet në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku i reagon Mustafës: LDK do të ecë përpara, por jo me ata që refuzojnë vullnetin e anëtarësisë

Pas dhjetë ditë kërkimi, FSK gjen trupin e pajetë të 30-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat

Pas dhjetë ditë kërkimi, FSK gjen trupin e pajetë të 30-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat

Prishtina angazhon trajner të ri

Prishtina angazhon trajner të ri

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

​Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente

​Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

Tri zakone të thjeshta për më shumë kënaqësi dhe momente lumturie

Tri zakone të thjeshta për më shumë kënaqësi dhe momente lumturie

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën