Mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, ka kontribuar me gol në fitoren e skuadrës së CSKA Sofias.
CSKA Sofia e mposhti Ardan në shtëpi me rezultatin 3:1.
Ndeshja e zhvilluar të premten mbrëma i takoi javës së 20-të të elitës së futbollit bullgar.
Dellova shënoi për 2:0 në minutën e 53-të dhe e kompletoi ndeshjen. Ai realizoi gol të bukur nga afërsia.
Për 27-vjeçarin Dellova ishte goli i dytë këtë edicion. Gol kishte shënuar edhe ndaj skuadrës Septemvri Sofia.
CSKA Sofia e zë vendin e katërt me 34 pikë. Arda ka dhjetë pikë më pak dhe renditet në pozitën e dhjetë.











