Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, gjatë qëndrimit të saj në Samitin Botëror të Qeverisjes.
Gjatë këtij takimi, Osmani ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Çadit, si dhe për përkushtimin për adresimin e sfidave globale.
“Kënaqësi ta takoj Kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes dhe të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve tona, si dhe për përkushtimin për adresimin e sfidave të përbashkëta globale”, ka shkruar Osmani në një njoftim në Facebook.
Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për forcimin e partneriteteve strategjike.








