TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Imeri: Haradinaj mund të jetë kandidat i opozitës për president vetem për të shmangur zgjedhjet

by tëvë1
2 muaj ago
3
A A
Imeri: Haradinaj mund të jetë kandidat i opozitës për president vetem për të shmangur zgjedhjet

Politologu, Dorajet Imeri duke folur zgjedhjen e presidentit të vendit ka thënë se nëse partitë opozitare e propozojnë Ramush Haradinajn do të bënin veprimin më të zgjuar politik.

Ai ka thënë se me këtë opozita do të shmangte zgjedhjet e reja, që sipas tij, shkuarja në zgjedhje nuk do të ishte në favor të tyre.

“Ka ndoshta një përpjekjeje të partive opozitare që të mbledhin nënshkrimet e nevojshme për z,Haradinaj që të jetë kandidati i opozitës për president. Për mua ky do të ishte veprimi më i zgjuar i opozitës. E para nuk e qon vendin në zgjedhje, e dyta i hynë garës, e treta tregon se mund të bashkëpunojnë për tema të rëndësishme dhe e katërta i jep vendit stabilitet institucional. Për mua, ky do të ishte veprimi më i zgjuar politik i opozitës që ta propozojë Ramush Haradinajn”, ka thënë Imeri në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ai ka thënë se opozita mund ta dërgojë vendin në zgjedhje, por sipas tij presidenti është i gjithë Republikës.

“Kjo është shumë e rëndësishme, sepse partitë e opozitës vërtet mund ta çojnë vendin në zgjedhje, por mos ta harrojmë se presidenti i vendit nuk është presidenti (vetëm) i shumicës. Ani pse ai merr votat nga shumica, presidenti i vendit është president i Republikës.Pra, dëmi që mund të bëjnë, ose veprimi që mund të ndërmarrin partitë opozitare, në rastin më të mirë (për to), është dëm për partinë fituese të zgjedhjeve, por edhe për vendin.

Kjo është e interpretueshme, sepse ata (opozita) thonë: ne mund të supozojmë se marrim një rezultat më të mirë pas një kohe. Kjo është një lojë me shumë të panjohura; ndoshta as nuk mund të marrin më shumë vota. Pra, qëllimi është të merren votat për partitë politike dhe jo interesi dhe stabiliteti institucional për të cilin po flasim. Prandaj, partitë politike opozitare nuk kanë një pozicion të favorshëm që të kenë si opsion shkuarjen në zgjedhje, dhe për këtë arsye thashë se kandidimi i z. Haradinaj është një veprim shumë i mençur dhe i duhur për të shmangur zgjedhjet, për ta pranuar garën dhe për ta ruajtur votën e tyre” , ka thënë ai.

Imeri ka komentuar edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb, që sipas Kushtetueses i takon vetëm partisë më të madhe serbe e që në këtë rast është Lista Serbe.

Ai ka thënë se me këtë vendim është prekur vullneti i lirë i deputetëve për të votuar.

Imeri ka vlerësuar se nuk pret krizë në konstituimin e Kuvendit, duke thënë se votimi i nënkryetarëve në pako është një mundësi e zbatimit të aktgjykimit.

“Konstituimi i Kuvendi nuk parashoh që mund të jetë shumë pengesë, ndoshta mund të kalohet me votim në pako të nënkryetarëve të Kuvendit”, ka thënë ai.

Tags: HaradinajimeriOpozitaPresidentiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Objekti i ri i ATK-së në veri do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve

Kurti: Objekti i ri i ATK-së në veri do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Haxhiu në takim me Maqedoncin dhe Jasharin: Zhvillimi i FSK-së, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

Haxhiu në takim me Maqedoncin dhe Jasharin: Zhvillimi i FSK-së, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

Përvjetori i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, një hap kyç në marrëdhëniet diplomatike

Libani kërkon të përfshihet në armëpushimin rajonal

Armëpushimi dyjavor SHBA-Iran: Kushtet dhe plani 10-pikësh i Teheranit

Armëpushimi dyjavor SHBA-Iran: Kushtet dhe plani 10-pikësh i Teheranit

Haxhiu në takim me Maqedoncin dhe Jasharin: Zhvillimi i FSK-së, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

Haxhiu në takim me Maqedoncin dhe Jasharin: Zhvillimi i FSK-së, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

Neuer po kërkohet te Gjermania, pas paraqitjes spektakolare ndaj Real Madridit

Neuer po kërkohet te Gjermania, pas paraqitjes spektakolare ndaj Real Madridit

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

Përvjetori i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, një hap kyç në marrëdhëniet diplomatike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën