TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Rritja e çmimit të rrymës na varfëron”- Rinia e PDK-së me faturë gjigante, alarmojnë për rritjen 21%

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
“Rritja e çmimit të rrymës na varfëron”- Rinia e PDK-së me faturë gjigante, alarmojnë për rritjen 21%

Rinia Demokratike e Kosovës sot përmes një aksioni simbolik para Ministrisë së Ekonomisë, ka kundërshtuar paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, mungesës së saj dhe faturave gjithnjë e më të papërballueshme për qytetarët e Kosovës.

Gjatë aksionit, të rinjtë e PDK-së lanë para kësaj ministrie edhe një faturë simbolike të përmasave të mëdha, e cila paraqet realitetin e hidhur të çmimeve të larta dhe jetesës me borxhe të familjeve kosovare.

Në emër të Rinisë Demokratike të Kosovës, para mediave foli kryetari i Degës së RDK-së në Prishtinë, Trim Syla, i cili theksoi se ky aksion është një thirrje për përgjegjësi dhe ndalje të goditjes së drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve.

“Sot s’kemi ardhë me pankarta. Kemi ardhë me një faturë. Një faturë që po e ngulfatë jetën e qytetarëve çdo muaj. Një familje në Kosovë, me 1000 euro të ardhura mujore, ka 1085 euro shpenzime bazike. Pa luks. Pa pushime. Pa kursime. Vetëm bukë. Vetëm rrymë. Vetëm ngrohje. Vetëm qira, ilaçe dhe shkollë për fëmijët. Minus 85 euro çdo muaj. Çdo muaj fillon me borxhe. Çdo muaj mbyllet me frikë”, tha Syla.

Syla tha se kjo faturë është moster e një familje të vogël, ku dy prindërit janë të punësuar.

“Paramendojeni sa e vështirë është jeta për ta. E lëre më për një familje që ka vetëm një anëtar të punësuar. Aty nuk flasim më për vështirësi. Aty flasim për mbijetesë. Shkaku kryesor? Rryma. 175 euro faturë mujore për energji elektrike. Rritja prej 21% e çmimit të energjisë elektrike nuk është reformë. Është goditje direkte ndaj familjes. Është shtytje drejt varfërisë”, shtoi Syla.

Ai ka thënë se qytetarët jo vetëm që po varfërohen, por ata edhe po vidhen. Sepse, sipas tij, kur rritet rryma, rritet buka, rritet transporti, rritet gjithçka, veç paga jo.

“Energjia nuk është luks. Është nevojë bazike. Sot, kjo faturë do të qëndrojë këtu deri sa dikush të marrë përgjegjësin, sepse Kosova nuk mund të qeveriset duke e ftohur shtëpinë e qytetarit, për ta ngrohur propagandën e Albin Kurtit”, ka përfunduar Syla.

Rinia Demokratike e Kosovës kërkon ndaljen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, transparencë në menaxhimin e sektorit energjetik dhe politika që mbrojnë qytetarët, e jo që i shtyjnë ata drejt varfërisë dhe borxheve.

Tags: Energjia ElektrikepdkRritjeRryma
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spiropali me Kongresmenin Self, iniciues i projektligjit për Luginën e Preshevës: Shqipëria e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve

Spiropali me Kongresmenin Self, iniciues i projektligjit për Luginën e Preshevës: Shqipëria e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve

Abdixhiku takon ambasadorin e Italisë, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Abdixhiku takon ambasadorin e Italisë, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë

Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë

​Agim Gerbeshi me flet-arrest ndërkombëtar del para gjykatës

​Agim Gerbeshi me flet-arrest ndërkombëtar del para gjykatës

Zelensky: 55,000 ushtarë ukrainas janë vrarë gjatë luftës me Rusinë

Zelensky: 55,000 ushtarë ukrainas janë vrarë gjatë luftës me Rusinë

Vazhdojnë lëkundet sizmike në Shqipëri, tërmet në Devoll

Vazhdojnë lëkundet sizmike në Shqipëri, tërmet në Devoll

Buldozerët izraelitë shkatërrojnë varrezat e ushtarëve aleatë në Gaza

Buldozerët izraelitë shkatërrojnë varrezat e ushtarëve aleatë në Gaza

Spiropali me Kongresmenin Self, iniciues i projektligjit për Luginën e Preshevës: Shqipëria e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve

Spiropali me Kongresmenin Self, iniciues i projektligjit për Luginën e Preshevës: Shqipëria e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve

SHBA-ja dhe Rusia bien dakord të rinisin dialogun ushtarak pas negociatave për Ukrainën

SHBA-ja dhe Rusia bien dakord të rinisin dialogun ushtarak pas negociatave për Ukrainën

Abdixhiku takon ambasadorin e Italisë, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Abdixhiku takon ambasadorin e Italisë, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur bëni ushtrime në mëngjes

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur bëni ushtrime në mëngjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën