TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

by Tëvë1
3 orë ago
0
A A
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Gjykata e Apelit ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila më 26 shkurt 2024 kishte liruar ish-kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës gjatë një mbledhjeje në gusht 2016. Apeli ka urdhëruar rigjykimin e çështjes.

Në vendimin e shkallës së parë, Themelorja kishte argumentuar se nuk ishte provuar vepra “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe kishte refuzuar akuzën për “Pengimin e personit zyrtar” për shkak të parashkrimit. Prokuroria kishte ankuar këtë vendim, duke kërkuar shpalljen fajtor të të akuzuarit.

Në vendimin e 27 shkurtit 2025, Apeli vlerësoi se aktgjykimi i Themelores përmbante shkelje esenciale të procedurës penale dhe vërtetim të gabuar të gjendjes faktike. Kolegji penal theksoi se gjykata e shkallës së parë nuk kishte vlerësuar drejt provat, përfshirë deklaratën e vetë Konjufcës në Prokurori, ku ai kishte pranuar përdorimin e gazit, si dhe procesverbalin e mbledhjes që konfirmonte incidentin.

Apeli gjithashtu theksoi se mungesa e arsyetimit të plotë për besimin ndaj provave dhe vlerësimi i tyre në mënyrë të lidhur, detyrimisht kushtëzon anulimin e vendimit. Sipas këtij vendimi, Themelorja duhet të rigjykojë çështjen duke administruar dhe vlerësuar provat në mënyrë meritore.

Pjesa e vendimit për parashkrimin e akuzës për pengim mbetet e pandryshuar, pasi prokuroria nuk e kishte ankimuar atë.

Tags: Gjykata themelore PrishtineGlauk KonjufcaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adresën, detaje se ku mund ta gjeni

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adresën, detaje se ku mund ta gjeni

Osmani takon homologun e saj zviceran në Samitin Botëror të Qeverisjes

Osmani takon homologun e saj zviceran në Samitin Botëror të Qeverisjes

Nrecaj: Nëse nuk votohet asnjë kandidat i Listës Serbe, sërish mund të zgjidhet Nenad Rashiq

Nrecaj: Nëse nuk votohet asnjë kandidat i Listës Serbe, sërish mund të zgjidhet Nenad Rashiq

Ambasada britanike reagon pas vendimit të PZAP për Listën Serbe: Theksohet e drejta për pjesëmarrje të barabartë në zgjedhje

Ambasada britanike reagon pas vendimit të PZAP për Listën Serbe: Theksohet e drejta për pjesëmarrje të barabartë në zgjedhje

Gjilani largon sulmuesin Kasa

Gjilani largon sulmuesin Kasa

Emërllahu zbulon shumë gjëra për veten

Emërllahu zbulon shumë gjëra për veten

Trajneri Artiga flet për Dakun

Trajneri Artiga flet për Dakun

Gruda pret të ftohet nga Gjermania për Botëror

Gruda pret të ftohet nga Gjermania për Botëror

Rooney sërish vlerëson Xhakën

Rooney sërish vlerëson Xhakën

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adresën, detaje se ku mund ta gjeni

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adresën, detaje se ku mund ta gjeni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën