TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Lekaj: Ramush Haradinaj po punon që të jetë kandidat konsensual i opozitës për president

by Tëvë1
2 muaj ago
7
A A
​Lekaj: Ramush Haradinaj po punon që të jetë kandidat konsensual i opozitës për president

Ramush Haradinaj po punon që të jetë kandidat konsensual i partive opozitare për president të Kosovës, thotë nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Ai deklaron për KosovaPress, se Haradinaj është në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për një gjë të tillë, mirëpo shton se s’ka informacione se deri ku kanë arritur bisedimet për zgjedhjen e të parit të vendit.

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill 2026. Sipas Kushtetutës së Kosovës, një president i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që do të thotë deri më 4 mars 2026.

“Kosovës i duhet një president konsensual dhe në këtë drejtim ne jemi të gatshëm të kontribuojmë edhe me figurën e zotëri Haradinaj, por edhe me ndonjë marrëveshje sa i përket presidentit apo presidentes së Republikës së Kosovës. Mendoj që është koha e duhur që opozita të unifikohet dhe të vendosë për një kandidat konsensual e në këtë rast pse mos të ishte edhe zotëri Haradinaj… Çdoherë janë në komunikim, zotëri Haradinaj edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, por edhe me kryetarin e LDK-së, zotëri Abdixhiku dhe mendoj që gradualisht mund të vijnë deri në një përfundim, por ende nuk kam ndonjë informacion të saktë në këtë drejtim deri ku kanë arritur ato bisedime sa i përket presidentit të vendit”, thotë ai.

Osmani ka shfaqur ambiciet për një mandat të dytë pesëvjeçar, mirëpo Lekaj thotë se gjashtë deputetët e AAK-së nuk kanë votë për të.

Sipas tij, Osmani nuk është e sigurt se ka marrë mbështetjen as të liderit të LVV-së, Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e fundit ka fituar 57 deputetë.

“Po sa i përket presidentit, unë mendoj që derisa nuk ka ndonjë marrëveshje dhe derisa dominon kokëfortësia e zotit Kurti, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë janë të gjitha opsionet e mundshme. Por ende nuk kemi parë një saktësi të zotëri Kurti që a është i përcaktuar për presidente Vjosa Osmani apo për ndonjë kandidat tjetër konsensual apo për një bashkëpunim me partitë që janë në këtë rast LDK, PDK dhe AAK”, thekson Lekaj.

Krahas kësaj, Lekaj për KosovaPress flet edhe për dallaveret me vota të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas tij, procesi zgjedhor është i dëmtuar, andaj duhet të ripërsëriten zgjedhjet e 28 dhjetorit në tërë Kosovën dhe jo në ndonjë komunë të caktuar.

Në komunën e Prizrenit dhe të Malishevës janë arrestuar disa zyrtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor dhe komisionerë për falsifikim të rezultatit zgjedhor.

“Po sa i përket votimit, ne kemi qenë që nga starti dhe kemi përkrahur një proces demokratik dhe votën e lirë të qytetarëve, mirëpo dua të them që është i rënduar mjaft procesi i zgjedhjeve, në këtë rast procesi demokratik… Në këtë drejtim mendoj që organet kompetente duhet të jenë të vendosura për të gjithë ata që e kanë tjetërsuar votën dhe mendoj që në këtë rast duhet të jemi unik për ta luftuar atë vjedhjen e votës, sepse në një proces demokratik nuk mund të ndodhë kjo çfarë ka ndodhur në Kosovë… Jo vetëm në një komunë, por aty ku është dëmtuar procesi e në këtë rast nuk ka komunë që nuk është prekur vota, diku më pak, diku më shumë, atëherë i tërë procesi zgjedhor është i dëmtuar dhe mendoj që për ta përmirësuar këtë duhet që të shkohet ndoshta edhe në zgjedhje të tjera, ripërsëritjen e zgjedhjeve në tërë Kosovën. Por kjo mbetet në dorën e organeve kompetente dhe KQZ-së që të marrë një vendim, sepse me të vërtetë është i lënduar procesi në përgjithësi”, deklaron Lekaj.

Lekaj, i cili në zgjedhjet e fundit nuk arriti të bëhet deputet, thotë se vendi po rrezikon kolapsin buxhetor në rast se nuk miratohet me kohë buxheti për vitin 2026.

“Po, nëse prolongohen apo stërzgjatet rinumërimi dhe nuk arrihet që të certifikohen shumë shpejt zgjedhjet, atëherë unë mendoj që hyjmë në një kolaps buxhetor që nuk dihet si do të dilet nga kjo krizë buxhetore e që i atakon zyrtarët publikë apo punëtorët që punojnë në sistemin publik”, përfundon Lekaj.

 

Tags: Pal Lekajramush haradinajTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike në QKUK

Dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike në QKUK

Policia e Kosovës reagon ndaj raportimeve në media serbe se kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë

Ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Sulmoi policen brenda stacionit në Ferizaj, e dyshuara lirohet pas intervistimit

Dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike në QKUK

Dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike në QKUK

Policia e Kosovës reagon ndaj raportimeve në media serbe se kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë

Ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara

​Nga kriza globale te xhepi i qytetarit, OEK dhe DhTIK propozojnë masa për uljen e çmimit të naftës

SHBA-të miratojnë shitjen e naftës iraniane që është tashmë në tranzit

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Sulmoi policen brenda stacionit në Ferizaj, e dyshuara lirohet pas intervistimit

​Dita Botërore e Sindromës Down

​Dita Botërore e Sindromës Down

​21 Marsi – Dita botërore e poezisë

​21 Marsi – Dita botërore e poezisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën