TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dugolli: LVV voton vetëm kandidatin për nënkryetar nga komuniteti serb që e njeh Kosovën

by Tëvë1
4 muaj ago
5
A A
Dugolli: LVV voton vetëm kandidatin për nënkryetar nga komuniteti serb që e njeh Kosovën

Enver Dugolli nga LVV ka deklaruar se nuk ekziston asnjë urgjencë për veprim të nxituar, duke u bazuar në praktikat e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se shumë çështje kanë mbetur me vite në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe se duhet pritur aktgjykimi i plotë, veçanërisht sa i përket zbatimit të tij.

Sipas tij, qëndrimi ndaj Listës Serbe nuk ka ndryshuar, duke shtuar se kjo parti mbetet e njëjtë si më parë.

Ai ka potencuar se nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb duhet të jetë një deputet që përfaqëson komunitetin serb, që gjithashtu e njeh Republikën e Kosovës.

Dugolli ka deklaruar se ekziston mundësia për të zgjedhur një kandidat nga komuniteti serb që vjen nga një parti tjetër, e cila ka fituar një mandat në Kuvend.

“Është një nguti për shkak se nuk ka kurrgjë urgjente, duke analizuar punën e Gjykatës Kushtetuese vendimet e ndryshme, çështjet e ndryshme që kanë ngec në sirtart e Kushtetueses ka pasur me vite, ne do të presim aktgjykimin e plotë në kuptimin e zbatimit të këtij aktgjykimi, mendoj që vullneti i deputetit për të votuar dikë është i patjetërsueshëm, nuk mund ta detyron askush deputetin të voton pro një propozimi. Nuk ka ndryshuar asgjë për të pas një qëndrim ndryshe për Listën Serbe, ata janë të njëjtit. Nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb duhet të jetë një deputet që përfaqëson komunitetin serb por që edhe e njeh Republikën e Kosovës. Ne e kemi një mundësi që ta zgjedhim një kandidat nga komuniteti serb, një parti e cila ka fitua një mandat, ne do të kemi një votë për një përfaqësues të komunitetit serb që është deputet. Nuk do ta lejojmë që të mbetet peng konstituimi i Kuvendit”, ka deklaruar Dugolli në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zgjedhja e Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb nuk është bërë në përputhje me dispozitat kushtetuese.

Në aktgjykimin e publikuar dy ditë më herët, Gjykata ka sqaruar se e drejta për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë i takon grupit parlamentar që ka numrin më të madh të deputetëve brenda atij komuniteti, në këtë rast komunitetit serb.

Ndërsa, sa i përket zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, Dugolli u shpreh se LVV do duhet të propozoj Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi kjo e fundit sipas tij, ka qenë gruaja më e votuar në zgjedhjet e kaluara dhe në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit.

“Emri i Albulena Haxhiu duhet të jetë propozimi për kryetare të Kuvendit, për shkak se është gruaja më e votuar në Kosovë edhe në zgjedhjet e kaluara edhe tani”, ka thënë ai ndër të tjera./teve1.info/

Tags: Enver DugolliGjykata KushtetueseLVVTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para “Made in Kosova”

Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para “Made in Kosova”

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Gjendet në Deçan personi i raportuar i zhdukur në Leposaviç

Zëdhënësi i KQZ-së: Të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe të listës votuese nuk mund të barazohen

Serbia sërish tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë, kërkon vota për Listën Serbe

Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para “Made in Kosova”

Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para “Made in Kosova”

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Prishtinës së Re, e dërgon në Ligën e Parë

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Prishtinës së Re, e dërgon në Ligën e Parë

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Studiuesit gjejnë në Romë dorëshkrimin me poemën më të vjetër angleze

Studiuesit gjejnë në Romë dorëshkrimin me poemën më të vjetër angleze

Ferizaj barazon me Prishtinën dhe bie nga Superliga

Ferizaj barazon me Prishtinën dhe bie nga Superliga

Malisheva “e fortë” për Drenicën, siguron Evropën

Malisheva “e fortë” për Drenicën, siguron Evropën

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën