TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë

by tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë

Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, sekuestroi pesë tonë drogë, të llojit marihuanë. Operacioni u zhvillua në fshatin Konjuh, afër Krushevcit në Serbinë qendrore më 29 janar.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ky është sekuestrimi më i madh i drogës në Serbi deri më tani. Vlera e drogës së kapur vlerësohet të jetë nga 7 deri në 10 milionë euro.

Daçiq tha se në këtë aksion janë arrestuar N.S. (1986) dhe R.S. (1958), ndërsa për një person tjetër vazhdojnë kërkimet mbi dyshime se kanë kryer vepra penale për prodhimin dhe posedimin e paautorizuar të narkotikëve dhe për posedim dhe tregtim të paligjshëm të armëve dhe mjeteve plasëse.

Përveç drogës, janë gjetur edhe armë zjarri, të paktën katër pushkë automatike dhe një raketë që hidhet nga krahu, si dhe para në vlerë prej rreth 12.700 eurosh.

Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar në Serbi njoftoi se të arrestuarit dyshohen se janë pjesëtarë të një grupi të organizuar kriminal.

Në njoftimin e prokurorisë serbe u tha po ashtu se ky grup i organizuar kriminal e kishte magazinuar marihuanën në hapësirat e kompanisë Florakom d.o.o., prej nga ajo shpërndahej në Beograd, ku shitjen.

Autoritetet në Serbi thanë se po vazhdojë kontrollet, ndërsa të dyshuarit, pas ndalimit policor do të dërgohen në prokurori për t’u marrë në pyetje./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qytetet dhe shtetet amerikane padisin administratën Trump për rregullin e ri të imigracionit

Qytetet dhe shtetet amerikane padisin administratën Trump për rregullin e ri të imigracionit

Merz pretendon se Rusia po ndërton nëndetëse për të shkatërruar kabllot nënujore

Merz pretendon se Rusia po ndërton nëndetëse për të shkatërruar kabllot nënujore

Arabia Saudite lëshon alarm emergjence për “rrezik potencial” në Xheda, Mekë dhe Taif

Arabia Saudite lëshon alarm emergjence për “rrezik potencial” në Xheda, Mekë dhe Taif

Huthët akuzojnë Arabinë Saudite për 54 sulme ajrore në Jemen

Huthët akuzojnë Arabinë Saudite për 54 sulme ajrore në Jemen

Qytetet dhe shtetet amerikane padisin administratën Trump për rregullin e ri të imigracionit

Qytetet dhe shtetet amerikane padisin administratën Trump për rregullin e ri të imigracionit

Abdixhiku takon shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit dhe stabilitetin

Abdixhiku takon shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit dhe stabilitetin

Pas 13 vitesh, regjisori Agon Myftari thotë se fitoi betejën gjyqësore për “39 Shkallët”

Pas 13 vitesh, regjisori Agon Myftari thotë se fitoi betejën gjyqësore për “39 Shkallët”

​Behrami nga Haga: Një verdikt dënues do t’i shkundte themelet e shtetit të Kosovës

​Behrami nga Haga: Një verdikt dënues do t’i shkundte themelet e shtetit të Kosovës

Gjendet pa shenja jete një person në Zajm të Klinës, ishte shpallur i zhdukur nga familjarët

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Basketboll, Superliga nis këtë vikend

Oda e Mjekëve të Kosovës reagon për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës: Humbëm një mjeke dhe humaniste të rrallë

Oda e Mjekëve të Kosovës reagon për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës: Humbëm një mjeke dhe humaniste të rrallë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën