Të mërkurën një person i arrestuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ka tentur të ikë nga Pallati i Drejtësisë.
Por, nuk ia kishte arritur qëllimit.
Rastin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
Ai ka thënë se i arrestuari gjatë tentimit për ikje ka pësuar lëndime trupore.
“Gjatë ditës së djeshme, një person i arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale Vjedhje e rëndë, ka tentuar të arratiset nga Pallati i Drejtësisë, por i njëjti është ndaluar. Gjatë tentimit për arratisje, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Pllana.







