TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

AME: Lumenjtë e degraduar po rrezikojnë qytetarët

by teve1
3 orë ago
0
A A
AME: Lumenjtë e degraduar po rrezikojnë qytetarët

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka njoftuar se gjatë vërshimeve të fundit në kanë intervenuar 196, nga të cilat janë evakuuar 42 persona.

Kjo agjenci ka theksuar se çdo lum është i degraduar dhe duhet të mirëmbahet, derisa ka dhënë edhe rekomandime të detajuara.

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Shefki Abdullahu gjatë konferencës për media lidhur me situatën e krijuar nga vërshimet e fundit të muajit janar, si dhe për veprimet dhe angazhimet e agjencisë.

“Vërshimet kanë përfshirë disa komuna, i kemi potencuar më së shumti ato komuna të cilat kanë qenë vërshimet më të theksuara dhe këtu janë Malishevë, Gjakovë, Klinë, Junik, Drenas, Skenderaj, Mitrovicë, Suharekë, Gjilan dhe Prishtinë. Ekipet e specializuara të AME-së, njësitë profesionale të zjarrfikësve dhe shpëtimit, Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, kanë realizuar intervenime të shumta duke përfshirë thithje të ujit me pompa të kapacitetit të lartë te objektet me rëndësi të veçantë si KEK-ut, të cilat i posedon AME-ja, kurse njëkohësisht edhe njësitë profesionale të zjarrfikësve dhe shpëtimit, të cilat kanë pompat edhe njësitë e tyre… kemi pasur numri i rasteve të koordinuara kanë qenë 1070 raste. Numri i intervenimeve në vërshime ka qenë 196, thithja e ujit me pompa të kapacitetit të lartë 24, intervenime teknike 63, persona të evakuuar kanë qenë 42.”, tha ai.

Ai shtoi se kanë vendosur barriera kundër vërshimeve dhe thasëve në Mitrovicë, në veçanti në lagjen te Ura e Ibrit.

Abdullahu theksoi se mungesa e mirëmbajtjes së lumenjve, deformimi i shtretërve pas luftës dhe hedhja e mbeturinave, kanë rritur ndjeshëm rrezikun e vërshimeve në shumë komuna të Kosovës.

“Hartat e lumenjve të cilët rrezikojnë do t’i kemi në raport, do t’i dërgojmë dhe do t’i keni të gjitha detajet, sepse të gjithë lumenjtë në Kosovë vërshojnë komunat të cilat shpeshherë edhe po përsëriten, domethënë janë plotësisht këta lumenj të cilët nuk janë përmbajtur, nuk janë mirëmbajtur apo shtrati i tyre është deformuar në mënyrë të egër pas luftës, do të thotë rëra që kanë nxjerrë të gjitha ato kompani, por edhe hedhja e mbeturinave në lumenj të lirë, kështu që kanë shkaktuar… çdo lum është i degraduar dhe duhet të mirëmbahet, të pastrohet, është primare që të sigurohet jeta e qytetarëve, ambienti, prona, ku njëkohësisht edhe për gjallesat, për secilin, duhet t’i kemi ato lumenj, që ne si i kemi pikërisht për këto arsye të ndotjes dhe të degradimit të lumenjve”, theksoi Abdullahu.

Ai në fund dha edhe disa rekomandime.

“Nga analiza dhe mësimet e nxjerra, kemi nxjerrë rekomandime. Pastrimi dhe mirëmbajtja e rregullt e shtretërve të lumenjve, monitorimi i vazhdueshëm i zonave me rrezik të lartë, hartimi dhe zbatimi i planeve lokale për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, ndarja e qartë e përgjegjësive ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror, ndalimi i ndërtimeve në zonat e rrezikuara nga vërshimet dhe forcimi i inspektimeve ndërtimore, rritja e kapaciteteve të reagimit në emergjencë përmes trajnimeve të rregullta dhe pajisjeve adekuate të strukturave lokale, vetëdijesimi i qytetarëve për rreziqet dhe fatkeqësitë natyrore dhe forcimi i sistemit për paralajmërim të hershëm”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti thotë se mbështetja në sektorin e TIK-ut mbetet prioritet i qartë i Qeverisë

Kurti thotë se mbështetja në sektorin e TIK-ut mbetet prioritet i qartë i Qeverisë

Radoniqi takon përfaqësues të Gjermanisë, diskutohet procesi zgjedhor në Kosovë

Radoniqi takon përfaqësues të Gjermanisë, diskutohet procesi zgjedhor në Kosovë

Sekuestrohen barna në vlerë 10 mijë euro nga Dogana dhe AKI

Sekuestrohen barna në vlerë 10 mijë euro nga Dogana dhe AKI

Bajrami: Kurti rriti pagën për vete dhe kabinetin e tij

Bajrami: Rritja e energjisë ka efekt multiplikues dhe dëmton qytetarët

“Ditari” 29.01.2026

Specialja refuzon apelin e Pjetër Shalës, duhet të paguajë 208 mijë euro kompensim për viktimat

Specialja refuzon apelin e Pjetër Shalës, duhet të paguajë 208 mijë euro kompensim për viktimat

Aksioni i antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfiskohen kokainë e armë

Aksioni i antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfiskohen kokainë e armë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën