Dje, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, teksa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Po ashtu dje janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.300. /Teve1.info/