TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presidenti i Ukrainës thotë se Afrika është “peng” i agresionit rus

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Zelensky: Ukraina është e gatshme të pranojë statusin neutral

Vendet afrikane janë prekur thellësisht nga kriza, e cila ka rritur çmimet e drithërave, vajrave të gatimit, karburanteve dhe plehrave kimike.

Së bashku, Rusia dhe Ukraina eksportojnë pothuajse një të tretën e grurit dhe elbit në botë, mbi 70 për qind të vajit të lulediellit dhe janë furnizuese të mëdha të misrit. Rusia është prodhuesja më e madhe në botë e plehrave bujqësore.

Çmimet botërore të ushqimit veçse janë rritur dhe lufta i ka përkeqësuar më shumë gjërat, duke parandaluar që rreth 20 milionë tonë të drithërave ukrainase të eksportohen në Lindje të Mesme, Afrikë të Veriut dhe pjesë të Azisë.

Në një fjalim para udhëheqësve të Bashkimit Afrikan, Zelenskiy tha se kontinenti gjëndej në këtë situatë jo për shkaqe të brendshme.

“Ju drejtohem në një gjendje të jashtëzakonshme, kur jemi në luftë. Në një emergjencë për të gjithë botën, kur Afrika në fakt po mbahet peng. Peng i atyre që filluan luftën kundër shtetit tonë”, tha Zelenskiy në një fjalim video në Byronë e Asamblesë së Bashkimit Afrikan.

“Kjo luftë mund të duket shumë e largët për ju dhe vendet tuaja. Por rritja katastrofike e çmimeve të ushqimeve tashmë e ka sjellë atë në shtëpitë e miliona familjeve afrikane.”

Moska hedh poshtë akuzat se po bllokon qëllimisht eksportet e grurit nga Ukraina dhe thotë se rritja globale e çmimeve të ushqimit dhe karburantit është për shkak të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të 24 shkurtit, të cilin ajo e quan një “operacion special ushtarak”.

Në fillim të qershorit, presidenti i Senegalit Macky Sall tha se presidenti rus Vladimir Putin i kishte thënë se ishte gati të mundësonte eksportin e grurit ukrainas për të lehtësuar krizën globale të ushqimit që po godiste veçanërisht Afrikën.

Të hënën, Sall, i cili është gjithashtu kryetar i Bashkimit Afrikan, tha në Twitter pas fjalimit të Zelenskiy se kontinenti mbeti i përkushtuar ndaj respektimit të ligjit ndërkombëtar, zgjidhjes paqësore të konflikteve dhe tregtisë së lirë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

SHBA-të pranojnë për herë të parë se kanë vendosur armë në hapësirë

SHBA-të pranojnë për herë të parë se kanë vendosur armë në hapësirë

SHBA-ja zhvendos miliona dollarë ndihmë ushtarake nga Evropa dhe Lindja e Mesme

SHBA-ja zhvendos miliona dollarë ndihmë ushtarake nga Evropa dhe Lindja e Mesme

Droni i rrëzuar nga NATO në Lituani mbante eksploziv, thotë ministri lituanez

Droni i rrëzuar nga NATO në Lituani mbante eksploziv, thotë ministri lituanez

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të zgjasë dy orë – Gjykata Speciale jep detajet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën