TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ardon Jashari mahnitet nga Modriqi: “Të luash me të është një dhuratë”

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Ardon Jashari mahnitet nga Modriqi: “Të luash me të është një dhuratë”

Ardon Jashari vazhdon të fitojë besimin te AC Milan. Në fitoren minimale 1:0 ndaj Lecce-s, mesfushori shqiptar i Zvicrës zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke qëndruar në fushë për 87 minuta – hera më e gjatë që nga transferimi i tij në Serie A gjatë verës.

23-vjeçari u aktivizua si titullar nga trajneri Massimiliano Allegri, i cili pas ndeshjes nuk i kurseu fjalët e mira për ish-lojtarin e Luzernit. “Ai zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer”, u shpreh Allegri, duke veçuar veçanërisht kontrollin e topit dhe intensitetin në vrapime të Jasharit.

Pas takimit, Jashari u shpreh i kënaqur për besimin e marrë nga trajneri, por theksoi se rezultati i skuadrës ishte më i rëndësishmi. “Jam i lumtur që isha në formacionin startues, por mbi të gjitha ka rëndësi që ekipi mori tre pikët. Trajneri kërkoi që të luaja si mesfushor mbrojtës dhe unë u përpoqa ta zbatoja këtë rol sa më mirë”, deklaroi ai për DAZN.

Një moment i veçantë për Jasharin ishte bashkëpunimi në fushë me legjendën kroate Luka Modriq. Mesfushori i ri nuk e fshehu admirimin për 40-vjeçarin: “Të luash me Modriqin është një dhuratë. Ai është një person i jashtëzakonshëm jashtë fushës dhe një futbollist i pabesueshëm. Po e shijoj çdo moment dhe shpresoj të kem edhe shumë minuta të tjera përkrah tij”.

Pas një periudhe të vështirë për shkak të një frakture në fibulë që e mbajti gjatë jashtë fushës në pjesën e parë të sezonit, Jashari duket se po rikthehet gradualisht në formën më të mirë, duke u shndërruar në një alternativë gjithnjë e më të rëndësishme për mesfushën e Milanit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Khalil Shabazz i Yllit shpallet MVP

Khalil Shabazz i Yllit shpallet MVP

Behrami kritikon ashpër Spence: U paraqit si yll i Hollywood-it

Behrami kritikon ashpër Spence: U paraqit si yll i Hollywood-it

Real – Inter, derbi i Ligës së Kampionëve

Rikthehet Championsi, xhiro hapet me duelet në Norvegji e Turqi

Gruda në planet e selektorit Nagelsmann për Botëror

Gruda vazhdon shkëlqimin, në ekipin e xhiros në Bundesligë

Dronët ukrainas goditën anijen luftarake ruse në një bazë detare në Libi, thotë Zelensky

Dronët ukrainas goditën anijen luftarake ruse në një bazë detare në Libi, thotë Zelensky

ASK parashikon zvogëlim të popullsisë së Kosovës

ASK parashikon zvogëlim të popullsisë së Kosovës

Khalil Shabazz i Yllit shpallet MVP

Khalil Shabazz i Yllit shpallet MVP

NATO do të mbrojë çdo centimetër të territorit polak, thotë Rutte

NATO do të mbrojë çdo centimetër të territorit polak, thotë Rutte

Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin dhe inkurajon partitë politike të zgjidhin çështjen e presidentit

Kurti rreth Ligjit për Specialen: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin

Bajrami: Kosova s’duhet të bëjë kompromise të tjera nga ato që janë bërë kur është shpallur pavarësia

Bajrami me propozim të “veçantë juridik dhe profesional” për grupin punues për Strategjinë për Apelin në Hagë

Behrami kritikon ashpër Spence: U paraqit si yll i Hollywood-it

Behrami kritikon ashpër Spence: U paraqit si yll i Hollywood-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën