TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Elshani jep detaje për konfiskimin e armëve dhe 140 kilogramë eksploziv në veri

by Tëvë1
6 muaj ago
2
A A
U prezantua si Veton Elshani – mashtruesi ia merr 1 mijë euro qytetarit nga Zubin-Potoku

Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 ka folur për armatimin dhe sasinë e madhe të eksplozivit të gjetur së fundmi.

Elshani ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka persona të dyshuar lidhur me këtë rast, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar.

“Për momentin nuk kemi persona të dyshuar. Jemi duke i kryer hetimet. Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se këto mjete janë gjetur në shtëpi të braktisura, jo të banueshme, dhe kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që pronarët e tyre të jenë të involvuar”, ka thënë Elshani.

Ai shtoi se raste të tilla janë hasur edhe më herët, kur armatimi është larguar nga shtëpitë e banimit dhe është fshehur në objekte të braktisura.

“Kemi pasur raste edhe më herët kur persona i kanë larguar armët nga shtëpitë e tyre dhe i kanë vendosur diku tjetër. Në disa nga shtëpitë që kemi bastisur kemi gjetur armë. Nuk është diçka e pazakontë të gjenden armë në shtëpi të braktisura, por ajo që e bën këtë rast të veçantë është sasia e madhe e eksplozivit, rreth 140 kilogramë”, u shpreh ai.

Duke folur për origjinën e eksplozivit, Elshani tha se bëhet fjalë për eksploziv komercial, i cili zakonisht përdoret për punë infrastrukturore, por që mund të keqpërdoret.

“Ky është eksploziv komercial, që zakonisht përdoret për punë si ndërtimi i rrugëve apo gërmime, por mund të shërbejë edhe për qëllime të tjera. Çështja është në proces hetimi dhe nuk kam liri të flas për detaje të tjera”, tha Elshani.

Ai shtoi se armatimi i gjetur në veri është kryesisht i natyrës ushtarake dhe se raste të tilla vazhdojnë të evidentohen.

“Armatimi që gjendet në veri është ushtarak. Për dallim nga pjesë të tjera të vendit, ku mund të gjendet një armë e vetme, këtu zakonisht gjenden sasi më të mëdha”, theksoi ai.

Sa i përket dyshimeve për ndërlidhje me sulmin në Banjskë, Elshani tha se për këtë nuk mund të flitet në këtë fazë.

“Nuk mund të them nëse ky armatim lidhet apo jo me Banjskën, pasi rasti është ende nën hetime”, përfundoi Elshani.

Tags: PoliciaTeve1Veton Elshani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pritje deri në 1 orë e 30 minuta në kufi, mërgimtarët bllokohen te Dheu i Bardhë

Kolona në disa pika kufitare, pritje deri në një orë në hyrje të Kosovës

Prishtina njofton për oraret dhe linjat e transportit të ri

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021

Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021

Haradinaj dekoron katër kontribues nga Shqipëria për kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës

Haradinaj dekoron katër kontribues nga Shqipëria për kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës

Pritje deri në 1 orë e 30 minuta në kufi, mërgimtarët bllokohen te Dheu i Bardhë

Kolona në disa pika kufitare, pritje deri në një orë në hyrje të Kosovës

Kërkohet përgjithmonë përjashtimi i Argjentinës nga Kupa e Botës, peticioni firmoset nga 23 milionë tifozë

Kërkohet përgjithmonë përjashtimi i Argjentinës nga Kupa e Botës, peticioni firmoset nga 23 milionë tifozë

Zbulohet data e prezantimit të Zidanet si selektor i Francës

Zbulohet data e prezantimit të Zidanet si selektor i Francës

Guardiola i kërkon Italisë 20 milionë euro

Guardiola i kërkon Italisë 20 milionë euro

Zyrtare, Adeyemi transferohet te Barcelona

Zyrtare, Adeyemi transferohet te Barcelona

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Prishtina njofton për oraret dhe linjat e transportit të ri

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën