TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jashari: Prokurori nuk duhet të ketë mëshirë për kandidatët që manipuluan me votat ata duhet të përjashtohen nga partia

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Jashari: Prokurori nuk duhet të ketë mëshirë për kandidatët që manipuluan me votat ata duhet të përjashtohen nga partia

Shemsi Jashari, analist politik dhe i ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka komentuar mbi manipulimin e votave që ka ndodhur pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke shpjeguar se situata ka marrë përmasa serioze dhe kërkon përgjegjësi të plotë nga të gjithë ata të përfshirë.

Jashari ka theksuar se deri më tani janë arrestuar rreth 23 komisionerë, ndërsa 109 komisione janë përfshirë në hetimet për manipulimin e procesit zgjedhor. Ndërkohë, një pjesë e madhe e këtyre manipulimeve janë regjistruar në komunën e Prizrenit.

Ai ka komentuar mbi procesin e numërimit të votave, duke theksuar se, për shkak të një lufte politike, komisionerët e partive nuk kanë të drejtë të numërojnë votat e kandidatëve të vetë. Kjo ka bërë që votat të kalojnë në duar të komisionerëve të partive të tjera, duke i dhënë mundësinë për të manipuluar votat.

“Cka e bënë këtë edhe më komplekse dhe më të organizuar këtë proces është fakti që komisionerët e partive nuk kanë të drejtë t’i numërojnë votat e veta, që nënkupton që këto vota janë marrë nga komisionerët e partive të tjera”, tha Jashari.

Një tjetër pikë e rëndësishme që Jashari ka ngritur është përjashtimi i kandidatëve të përfshirë në këtë manipulim, duke kërkuar që ata të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Ai ka theksuar se pas kësaj situate, ata që kanë prekur votat duhet të humbasin mandatin dhe të përballen me pasojat ligjore.

“Fakti që dikush ka manipuluar një votë qytetari është një shkelje e rëndë, dhe ata që janë të përfshirë duhet të marrin përgjegjësi dhe të lirojnë mandatin e tyre. Prokurori nuk duhet të ketë mëshirë për asnjë nga kandidatët e përfshirë dhe ata duhet të përjashtohen nga partia”, ka shtuar ai.

Në përfundim, Jashari ka bërë thirrje për një hetim të thelluar dhe për një qëndrim të prerë nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që procesi zgjedhor të vazhdojë me integritet dhe transparencë.//teve1.info//

Tags: ditariShemsi JashariTeve1zgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndryshimi i orës, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Ndryshimi i orës, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin, vodhi 21 mijë euro para, ari dhe çanta në Prizren

Iu gjetën mbi 500 kg kanabis dhe armë të rënda, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Suharekë

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Masakra e Podujevës, Osmani: Kujtesa dhe drejtësia janë detyrë e përjetshme

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

Mendimet negative duhet t’i zëvendësoni me pozitivitet

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Gjendet i vdekur shtetasi italian në një hotel në Durrës

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL – UÇK: Ekspozita në shesh shtrembëron luftën dhe fyen gjakun e derdhur për liri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën