TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Protestat e transportuesve po rrezikojnë tregtinë, OEK i bën thirrje BE-së për ndërhyrje

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Protestat e transportuesve po rrezikojnë tregtinë, OEK i bën thirrje BE-së për ndërhyrje

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar lidhur me protestat e kompanive transportuese në disa shtete të rajonit, duke paralajmëruar se këto zhvillime po shkaktojnë pasoja serioze për funksionimin e bizneseve kosovare dhe për rrjedhën e tregtisë ndërkombëtare.

Sipas OEK-së, protestat kanë ndikuar drejtpërdrejt në pamundësimin e eksportit dhe importit të mallrave drejt dhe nga vendet e Bashkimit Evropian, duke shkaktuar vonesa të mëdha në transport, rritje të kostove operative për kompanitë dhe rrezik real për ndërprerjen e zinxhirit të furnizimit.

Në njoftim theksohet se kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, njëkohësisht Kryesues i Bordit të WB6 CIF, e ka adresuar vazhdimisht këtë çështje në komunikimet me institucionet e Bashkimit Evropian, duke kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe sistemike.

“Kërkesa jonë ka qenë e qartë: funksionim i lirë i tregtisë dhe ruajtje e zinxhirëve të furnizimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e OEK-së.

Oda Ekonomike e Kosovës i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për ndërhyrje urgjente institucionale, e cila do të mundësonte funksionimin normal të transportit ndërkombëtar rrugor deri në arritjen e një zgjidhjeje të përhershme.

Sipas OEK-së, një qasje e tillë është në interes të përbashkët të ekonomive të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, duke përbërë një parakusht për stabilitet ekonomik, integrim tregtar dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal.

“Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e angazhuar për mbrojtjen e interesave të komunitetit të biznesit dhe për kontribuimin aktiv në dialogun institucional me partnerët evropianë, në funksion të garantimit të një tregtie të lirë, të sigurt dhe funksionale”, thuhet më tej në reagim.

Tags: BEokeProtestaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: Stabilizimi i çmimit të naftës pritet pas armëpushimit SHBA–Iran

Kusari-Lila: Stabilizimi i çmimit të naftës pritet pas armëpushimit SHBA–Iran

Kurti: Historia e çlirimit të Kosovës është shënjuar nga familje si ajo e Jasharajve

14 vjet nga vrasja e Selver Haradinajt, Kurti: Sulm terrorist që nuk harrohet

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ mundëson ndërrimin e qendrës së votimit edhe jashtë periudhës zgjedhore

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, vendoset për seancën e radhës

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, vendoset për seancën e radhës

Shaqiri vazhdon shkëlqimin në Zvicër, më i miri i xhiros

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Rrahmani kthehet ndaj Lazios

Kurti: Historia e çlirimit të Kosovës është shënjuar nga familje si ajo e Jasharajve

14 vjet nga vrasja e Selver Haradinajt, Kurti: Sulm terrorist që nuk harrohet

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Beshiktashi merr vendim për Rashicën

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ mundëson ndërrimin e qendrës së votimit edhe jashtë periudhës zgjedhore

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, vendoset për seancën e radhës

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, vendoset për seancën e radhës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën