TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj flasin për pritjet e tyre në Olimpiadën Dimërore

by tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj flasin për pritjet e tyre në Olimpiadën Dimërore

Kosova po përgatitet për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 që mbahen nga 6 deri më 22 shkurt me një ekip të vogël por ambicioz, duke përfaqësuar vendin në disiplinat alpine dhe duke synuar rezultate më të mira se herët e kaluara.

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Skijimit kanë investuar në stërvitje intensive dhe mbështetje të vazhdueshme për sportistët, ndërsa sportistët vetë shprehen të motivuar dhe të përgatitur për këtë sfidë të madhe.

Në një konferencë për media, Ismet Krasniqi, President i Komitetit Olimpik të Kosovës, theksoi rëndësinë strategjike të pjesëmarrjes në Lojërat Dimërore dhe angazhimin e vazhdueshëm të KOK-ut për të mbështetur sportistët, duke ofruar mjete dhe programe që ndihmojnë përgatitjen e tyre maksimale.

“Këto lojëra dimërore janë shumë të rëndësishme për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe për të gjithë sportistët tanë. Siç edhe ju e dini, Kosova përfaqësohet nga dy sportistë…pra Kiana Kryeziu e cila na përfaqëson me tri disiplina alpine dhe gjithashtu Drini i cili së bashku me trajnerin e tij Agim Popoci dhe trajnerin e Kianës Visar Kryeziu…Ne jemi munduar që gjatë krejt këtyre viteve së bashku me Federatën e Skijimit t’i përkrahim sportistët tanë me bursa olimpike, si dhe me kampe stërvitore, që e dimë që nuk janë fare të lehta”, theksoi Krasniqi

Milaim Kelmendi, kryetar i Federatës së Skijimit, bën një vlerësim të përgatitjes profesionale të sportistëve, duke nënvizuar përvojën dhe stërvitjen intensive që e vendos ekipin e Kosovës në një nivel më konkurrues se kurrë më parë.

 “Asnjëherë në historinë e skijimit nuk kanë qenë më të përgatitur se tash që po shkojnë në Olimpiadën e Cortina. Kështu që i uroj shumë sukses garuesve në radhë të parë, dhe pres një rezultat më të mirë se radhëve të tjera. Duke e ditur që kanë shumë ditë në trajnime në borë, dhe mbështetja nuk ju ka munguar asnjëherë…Kështu që pres rezultate më të mira të mundshme në këtë olimpiadë që do të vie tash”, theksoi Kelmendi.

Skitarja Kiana Kryeziu, tashmë me eksperiencë olimpike nga Pekini, ndan përvojën e saj personale dhe pritshmëritë për performancën në tri disiplinat alpine, duke treguar përkushtimin dhe ambicien për të përfaqësuar sa më mirë Kosovën.

“Pak a shumë kjo është një vazhdimësi e karrierës time. Unë i kom pas 17 vjet në Pekin, edhe kam garuar pra vetëm me një disiplinë, në disiplinën e Sllallomit të Madh. Kurse tash, mbas katër vjetësh, shumë pune dhe shumë përkushtimi, ia kam mundësuar vetes me rezultate të garojë në tri disiplina. Gjithçka është si pasojë e punës dhe përkushtimit edhe mbështetjes së pandalur. Prej vetes pres rezultate të mira, pres një paraqitje shumë më të mirë se herën e kaluar, edhe një përfaqësim sa më dinjitoz të shtetit”, theksoi Kryeziu

Drin Kokaj, që debuton në një Olimpiadë Dimërore, përshkruan sfidat dhe vështirësitë e kualifikimit, duke treguar vendosmërinë e tij dhe shpresën për të dhënë një performancë të nivelit botëror për Kosovën

“Për mua Lojërat Olimpike Milano Cortina është hera e parë që do ta përfaqësoj Kosovën në eventin më të madh botëror. Kjo olimpiadë rrugëtimi ka qenë më i vështirë, për arsye që kualifikimi në Olimpiadë ka qenë nga Federata Ndërkombëtare për ta fituar normën më e vështirë se olimpiadat e kaluara. Domethënë, masat kanë qenë më të shtrënguara dhe ka qenë që duhet me dëshmuar nivelin që jemi të aftë për atë olimpiadë. Kështu që e kam dëshmuar dhe shpresoj që përfaqësimi ka me qenë në një nivel sa më të mirë botëror”, deklaroi Kuka.

Kiana Kryeziu ka përfaqësuar Kosovën edhe në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, ndërsa për Drin Kokajn, Milano Cortina 2026 do të jetë paraqitja e parë olimpike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Incidentet në derbin ndaj Vushtrrisë, Liria gjobitet me dy ndeshje pa praninë e tifozëve

Incidentet në derbin ndaj Vushtrrisë, Liria gjobitet me dy ndeshje pa praninë e tifozëve

Kërcënoi gjyqtarët, zyrtari i Drenicës dënohet me 3 muaj ndalim veprimtarie

Kërcënoi gjyqtarët, zyrtari i Drenicës dënohet me 3 muaj ndalim veprimtarie

Kampionia e Kosovës në hendboll rrezikon shuarjen

Kampionia e Kosovës në hendboll rrezikon shuarjen

Trajneri i Burnley “çliron” Sylvinhon, Parker tregon gjendjen e Armando Brojës

Trajneri i Burnley “çliron” Sylvinhon, Parker tregon gjendjen e Armando Brojës

Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Autoritetet e Libanit: 850 persona të vrarë nga sulmet izraelite që nga 2 marsi

Autoritetet e Libanit: 850 persona të vrarë nga sulmet izraelite që nga 2 marsi

“Po vdes për kafe”- Netanyahu shfaqet në publik pas raportimeve për vdekjen e tij

“Po vdes për kafe”- Netanyahu shfaqet në publik pas raportimeve për vdekjen e tij

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga një kontejner

Kurti: Habermas ishte zëri ynë kur opinioni botëror ishte i ndarë për ndërhyrjen e NATO-s

Kurti: Habermas ishte zëri ynë kur opinioni botëror ishte i ndarë për ndërhyrjen e NATO-s

Irani mohon përgjegjësinë për sulmin me dronë ndaj Arabisë Saudite

Irani mohon përgjegjësinë për sulmin me dronë ndaj Arabisë Saudite

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën