TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Raporti i IPK-së gjen mangësi në trajtimin e dhunës në familje nga Policia

Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar një raport inspektimi në disa stacione policore, për trajtimin e dhunës në familje. Nga ky raport janë nxjerrë mangësi në trajtimin e kësaj vepre, por edhe rekomandime për punonjësit e Policisë.

by Lindrit Zejnullahu
2 orë ago
0 0
A A

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, po përballet me mangësi në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Një raport i Inspektoriatit Policor të Kosovës, ka zbuluar se sikurse Prishtina, edhe disa stacione të tjera policore, ende nuk kanë funksionalizuar ekipe të hetimeve të dhunës në familje, nuk kanë plotësuar vendet e punës në disa prej ekipeve, si dhe kanë mungesë të funksionalizimit të dhomave mike në disa prej tyre.

Në raport theksohet se janë evidentuar dobësi që pasqyrojnë mungesë të raporteve njoftuese për Prokurorinë mbi dyshimet e arsyeshme të kryerjes së veprës penale.

“Mosaplikim të vlerësimit të rrezikut për viktimat sipas standardit. Mungesë të pakove të viktimave. Mungesë të raporteve ditore për rastet e dhunës në familje. Mosrespektim i zinxhirit komandues gjatë procedimit të kallëzimeve penale.Sa i përket treguesve statistikor janë evidentuar: rënie të numrit të të ndaluarve në raport me numrin e rasteve, rënie të prezencave të mbrojtësve të viktimave dhe zyrtarëve të Qendrave për punë sociale”, thuhet nga IPK-ja.

Këto të gjetura, ish-drejtori i Policisë thotë se janë të arsyeshme, dhe që mund të evidentohen nga ky institucion.

“Hetimi i çdo rasti duhet të ketë edhe planin e hetimit, duhet të ketë edhe të gjitha shkresat e dosjes sepse në të gjitha rastet kur më vonë ato raste përfundojnë në Prokurori dhe në Gjykatë, shumë prej atyre rasteve edhe po dështojnë. Lëshimet që po bëhen në fazën fillestare dhe nuk janë të plotësuar dhe nuk janë të hetuar ashtu siç duhet dhe nuk janë të pajisur me të gjitha shkresat e lëndës, Gjykata nuk i merr për bazë dhe rasti mbetet po them i dështuar”, deklaroi ish-drejtori i Policisë, Reshat Maliqi.

Kurse ish-shefi i hetimeve në IPK, Jetullah Aliu, thotë se në raportin e publikuar janë adresuar kryesisht probleme sistemore.

“Ky raport është shumë profesional në mandatin dhe rolin mbikqyrës që ka Inspektorati Policor i Kosovës ndaj Policisë së Kosovës dhe fokusi kryesor ndaj këtyre të gjeturave dhe rekomandimeve nga ana e këtij raporti nga IPK duhet t’i shërbejë me qëllim që të kenë hetime më proactive të jenë më inteligjente dhe të jenë në koordinim me Prokuorinë e Shtetit dhe të ketë trajnime shtesë”, deklaroi ai.

Në këtë raport, IPK u ka rekomanduar shefave të sektorëve të hetimeve dhe mbikqyrësve të ekipeve të hetimeve që të ushtrojnë kontroll të shtuar mbi hetuesit që trajtojnë rastet e dhunës në familje.

Rekomandim të njëjtë kanë edhe për ata në kuadër të stacioneve policore, për t’u siguruar që gjatë intervistimit të palëve, u parashtrohet numër më i madh pyetjesh lidhur me rastet dhe intervistat të përfshijnë edhe dëshmitarë tjerë potencialë që mund t’i kontribuojnë zbardhjes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar, jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar, jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre

Arrestohet 37-vjeçari për dhunë në familje në Kaçanik

​Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Aktivitetet forcojnë koordinimin dhe ndërveprimin mes njësive

KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Aktivitetet forcojnë koordinimin dhe ndërveprimin mes njësive

Hapësirë e kthyer në deponi ilegale – Banorët e “Kodrës së Trimave” në hall me mbeturinat

Hapësirë e kthyer në deponi ilegale – Banorët e “Kodrës së Trimave” në hall me mbeturinat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën