TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama thotë se nuk kishte leje për ligjëratën rreth Gjykatës Speciale

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Rama thotë se nuk kishte leje për ligjëratën rreth Gjykatës Speciale

Zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë janë duke hetuar detajet që rrjedhën deri te ligjërata e organizatës Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR) rreth Gjykatës Speciale në shkollën e mesme, “Xhevdet Doda”, e cila dje shkaktoi reagime te opinioni publik.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se nuk ka pasur leje e as koordinim për këtë ligjëratë, teksa shtoi se nuk duhet të ndodhin pa marrëveshje ndërinstitucionale.

“Unë faktikisht kur e mora vesh isha shumë i indinjuar për arsye se nuk ka pasur as leje as koordinim me askënd, as prej drejtorisë as prej kabinetit tim. Kemi ndërmarrë masa të menjëhershme. Pra kush ka bërë një gjë të tillë pa marrë leje, pa koordinim normal që do të ketë edhe veprime të ndryshme. Jam tejet i indinjuar me atë çka kanë bërë, nuk duhet me ndodh kurrë ajo në institucionet tona në qytet e as kund tjetër pa një leje prej Drejtorisë së Arsimit. Ato do të jenë të ndërlidhura me rregulloret në fuqi, do t’i ndërmarrim masat”, tha ai.

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, në një deklarim për media theksoi se do të merret një vendim për rastin më së largu të hënën.

“Kemi një ekip të Drejtorisë së Arsimit që ka shkuar në shkollë dhe po merr informatat, duke parë dokumentacionin dhe gjithçka tjetër që ka çuar te një aktivitet i tillë pa njoftimin e drejtorisë. Nga proces verbali që do të nxjerret sot ose më së largu deri të hënën, do të merren edhe masat konform procedurave dhe ligjit në fuqi”, deklaroi Shahini, pas mbajtjes së diskutimit “Arsimi në 10 vitet e ardhshme në Kryeqytet” me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit.

Në anën tjetër kryetari i Këshillit të Prindërve, Nexhmi Hoxha ka thënë se çkado që mund të cenojë integritetin e fëmijëve, do të hasë në kundërshtim të këshillit.

“Është dashur të jetë në koordinim me Drejtorinë e Arsimit dhe të jetë i njoftuar edhe këshilli i shkollës që e ka marrë këtë vendim. Ne kërkojmë nga DKA, drejtorët në përgjithësi, organizatat e tilla që kanë ligjërime të ndryshme, të kenë kujdes çfarë po ju ofrojnë fëmijëve. Këtë e kemi kërkuar gjithmonë, po e kërkojmë edhe tash”, deklaroi Hoxha në një prononcim.

Sipas reagimit të djeshëm të shkollës, ligjërata ishte organizuar nga YIHR, një organizatë e njohur për ligjërata edukative në shkolla dhe universitete me fokus në edukimin juridik dhe qytetar të të rinjv dhe se e njejta ka realizuar mbi 100 ligjërata të ngjashme në shkolla dhe universitete në mbarë Kosovën.

Ndërkohë, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, ka konfirmuar për RTKLive se aktivitetet që kjo gjykatë zhvillon në Kosovë në kuadër të Programit të Outreach-it kanë karakter informues dhe nuk përbëjnë ligjërata.

“Që nga viti 2018, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DSK) organizojnë rregullisht aktivitete në mbarë Kosovën me grupe të ndryshme, përfshirë studentë, por edhe anëtarë të komuniteteve lokale, juristë, gazetarë dhe të tjerë, në kuadër të Programit të Outreach-it të Gjykatës”, ka deklaruar Doyle për RTKLive.

Ndërkaq Komuna e Prishtinës dje njoftoi që kjo ligjëratë është mbajtur pa lejen e DKA-së.

Tags: perparim ramashkolla Xhevdet DodaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën