TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Infermierët kërkojnë t’ju vazhdohet kontrata e punës, paralajmërojnë ikje nga Kosova

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Infermierët kërkojnë t’ju vazhdohet kontrata e punës, paralajmërojnë ikje nga Kosova

Arbenita Gashi, infermiere, tha se mungesën e tyre po e ndien pacienti dhe se sistemi shëndetësor kosovar ka nevoje edhe për këta punonjës që tashmë kanë mbetur pa punë.

“Ne kemi dal në protestë për arsye se na u kanë ndërprerë kontratat më 15 qershor dhe kërkojmë të merret vendimi që këto kontrata të kthehen në të rregullta sepse shëndetësia ka nevojë për ne dhe më së shumti këtë mungesën tonë po e vuan pacienti. Atëherë e kishim lutur kryeministrin që këto kontrata të na vazhdohen dhe të bëhen të rregullta mos të na i hapin rrugët drejt perëndimit”, u shpreh ajo.

Bekim Ahmeti, inspektor sanitar i angazhuar në luftën kundër pandemisë COVID-19, u shpreh se tash kanë mbetur në rrugë përkundër nevojës për punë dhe përvojë së fituar.

“Sot jemi në një protestë bashkë me infermierë dhe stafin mbështetës dhe përfaqësojmë mbi 1 mijë e 200 punëtorët të cilët kemi mbetur pa kontrata prej datës 1 qershor. Të gjithë kemi qenë të angazhuar dhe jemi profesional tash kemi krijuar edhe përvojë pune. Kemi punuar me energji të plotë në luftën kundër pandemisë COVID-19… Situata është e vështirë dihet dhe gjendja ekonomike si është në Kosovës edhe mund t’i shihni të gjithë janë të rinj në fillim të jetë së tyre të krijimit të familjeve, të karrierë të gjitha janë me shkollim adekuat dhe tash po mbesin rrugëve me gjithë këtë përvojë që kemi krijuar”, theksoi Ahmeti.

Për të protestuar sot kishte dal edhe Jetullah Qollaku nga Skenderaj. Ai thotë se ndihet i zhgënjyer për mos vazhdim të kontratës së punës përkundër angazhimit të tyre.

“Qëllimi i protestës është fakti që jem të pakënaqur që nuk i kemi vazhduar kontratat që na u kanë ndërprerë 1 vit pasi që i kemi nënshkruar ato. Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer kemi pritur pas gjitha asaj pune të na vazhdohen kontratat dhe normal me qenë të rregullt nëpër QMF apo repartet ku kemi qenë duke punuar”, deklaroi ky infermier.

Mbi 1 mijë e 200 profesionistë shëndetësorë, Ministria e Shëndetësisë i kishte angazhuar në menaxhim të pandemisë përfshirë edhe procesin e vaksinimit. Por, këtyre punëtorëve, të cilëve gjatë këtij muaji iu kanë skaduar kontratat e punës, ato nuk iu janë vazhduar./kp

Tags: Infermieret
ShareTweet

Postime të ngjashme

Marta Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Marta Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Maqedonci: Objektivi ynë është anëtarësimi në NATO

Maqedonci: Objektivi ynë është anëtarësimi në NATO

Sveçla: Kosova e përkushtuar të kontribuojë si partnere në sigurinë rajonale

Sveçla: Kosova e përkushtuar të kontribuojë si partnere në sigurinë rajonale

KRU “Prishtina” thirrje konsumatorëve për nënshkrimin e kontratës për shërbime

KRU “Prishtina” thirrje konsumatorëve për nënshkrimin e kontratës për shërbime

Polonia ndanë vetëm 3000 bileta për shqiptarët

Polonia ndanë vetëm 3000 bileta për shqiptarët

Shiten biletat për duelin Sllovaki – Kosovë

Shiten biletat për duelin Sllovaki – Kosovë

Mbrojtësi Pllana do të grumbullohet me Shqipërinë

Mbrojtësi Pllana do të grumbullohet me Shqipërinë

Marta Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Marta Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

​Pas sulmit me armë në shtëpinë e saj, Rihanna largohet nga Los Angjelos

​Pas sulmit me armë në shtëpinë e saj, Rihanna largohet nga Los Angjelos

Volkswagen parashikon që marzhi i fitimit në rënie të rikuperohet disi këtë vit

Volkswagen parashikon që marzhi i fitimit në rënie të rikuperohet disi këtë vit

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova me sinjal të fortë për Spallettin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën