TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump kërkon fundin e luftës në Ukrainë pas bisedimeve me udhëheqësin ukrainas

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Trump kërkon fundin e luftës në Ukrainë pas bisedimeve me udhëheqësin ukrainas

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se mesazhi i tij për Presidentin rus Vladimir Putin ishte se lufta në Ukrainë duhet të marrë fund, pas asaj që ai e përshkroi si diskutime “të mira” me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Davos të enjten.

Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas janë angazhuar në javë të tëra diplomacie intensive, ndërsa Kievi përballet me presion nga Trump për të siguruar paqen në konfliktin gati katërvjeçar.

Pas një takimi me udhëheqësin ukrainas që zgjati afërsisht një orë, Trump e përshkroi diskutimin si “të mirë”, por nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve të tyre.

“Mendoj se takimi me Presidentin Zelenskiy ishte i mirë. Është një proces i vazhdueshëm”, u tha Trump gazetarëve, duke vënë në dukje se të dërguarit e SHBA-së po shkonin në Moskë për bisedime të enjten.

Kur u pyet se cili ishte mesazhi i tij për Putinin, Trump u përgjigj: “Lufta duhet të marrë fund.”

Kurse, Zelenskyy e quajti takimin e tij me Trumpin “produktiv dhe përmbajtjesor” në një postim të enjten në mediat sociale.

Presidenti ukrainas tha në X se ai dhe Trump folën për mbrojtjen ajrore për Ukrainën. Zelensky shkroi gjithashtu se e falënderoi udhëheqësin amerikan për paketën e mëparshme të raketave të mbrojtjes ajrore, ndërsa kërkoi edhe një shtesë.

“Takimi ynë i mëparshëm me Presidentin Trump ndihmoi në forcimin e mbrojtjes së qiejve tanë dhe shpresoj që këtë herë do ta forcojmë atë edhe më tej”, tha ai.

Zelensky tha poashtu se dokumentet për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë “pothuajse, pothuajse gati”.

Disa nga dokumentet kërkojnë garanci sigurie, ndërsa të tjera mbulojnë plane ekonomike për të ardhmen e Ukrainës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria shpenzon 570.3 milionë dollarë për mbrojtjen

Shqipëria shpenzon 570.3 milionë dollarë për mbrojtjen

Valë e rrezikshme e të nxehtit përvëlon SHBA-në, teksa fillon festa e 4 korrikut

Valë e rrezikshme e të nxehtit përvëlon SHBA-në, teksa fillon festa e 4 korrikut

Pushimet kthehen në tragjedi, 29-vjeçarja shqiptare mbytet në bregdetin e Vlorës

Pushimet kthehen në tragjedi, 29-vjeçarja shqiptare mbytet në bregdetin e Vlorës

Gjermania thërret ambasadorin kinez për raportimet mbi trajnim ushtarak të trupave ruse

Gjermania thërret ambasadorin kinez për raportimet mbi trajnim ushtarak të trupave ruse

Argjentina eliminon Kepin e Gjelbër pas vazhdimeve

Argjentina eliminon Kepin e Gjelbër pas vazhdimeve

Argjentina – Kepi i Gjelbër, në vazhdime

Argjentina – Kepi i Gjelbër, në vazhdime

Shëngjini kaplohet nga zjarret, lëndohet një shofer brenda veturës së tij

Shëngjini kaplohet nga zjarret, lëndohet një shofer brenda veturës së tij

FSK pjesë e ushtrimit ndërinstitucional “Golden Sabre 2026”

FSK pjesë e ushtrimit ndërinstitucional “Golden Sabre 2026”

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

Egjipti me kualifikim historik

Egjipti me kualifikim historik

Gjykata Themelore në Prishtinë cakton masën e paraburgimit për të akuzuarit rreth mashtrimeve me derivate

Gjykata Themelore në Prishtinë cakton masën e paraburgimit për të akuzuarit rreth mashtrimeve me derivate

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën