TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prokuroria del me detaje: Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë në Merdare, arrestohen tre persona të dyshuar

by TËVË 1
2 muaj ago
2
A A
Prokuroria del me detaje: Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë në Merdare, arrestohen tre persona të dyshuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion të suksesshëm kundër trafikimit të narkotikëve, duke konfiskuar mbi 76 kilogramë substancë të dyshuar narkotike dhe arrestuar tre persona të dyshuar.

Operacioni i koduar “Bregdeti”, pas hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka rezultuar me ndalimin e një kamioni me targa vendore më 21 janar 2026 rreth orës 23:00, afër pikëkalimit kufitar në Merdare. Gjatë kontrollit të kamionit që drejtohej nga i dyshuari H.S., janë gjetur 68 paketime me marihuanë, me peshë të përgjithshme 76 kilogramë e 800 gramë.

Me urdhër të gjykatës, është kryer edhe kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, ku janë sekuestruar një armë zjarri me pesë fishekë, dy vetura, një kamion, një telefon celular dhe 2,950 euro para të gatshme.

Në vazhdim të operacionit, më 22 janar 2026, Policia ka bastisur edhe dy lokacione të tjera në fshatin Godishnjak të Podujevës, shtëpitë e dy të dyshuarve të tjerë. Gjatë kontrolleve janë gjetur katër paketime me marihuanë me peshë 4 kilogramë e 454 gramë, dy vetura, dy telefona celularë, materiale për paketimin e narkotikëve, si dhe një armë gazi e modelit “Sig Sauer”.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Tags: MerdareProkuroria Themelore në PrishtinëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​KOSST dhe KRU “Prishtina” prezentë në vendin ku u shemb dheu në Prishtinë

​KOSST dhe KRU “Prishtina” prezentë në vendin ku u shemb dheu në Prishtinë

Kurti tregon se çka bisedoi dy orë me Macron: Diskutime të thella për sigurinë, integrimin dhe zhvillimin

Kurti tregon se çka bisedoi dy orë me Macron: Diskutime të thella për sigurinë, integrimin dhe zhvillimin

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Qeveria miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në Gaza

Qeveria miraton Ligjin për Byronë Shtetërore

Kurti premton shpërblime që “nuk ua merr mendja” nëse Kosova kualifikohet në Botëror

Kurti premton shpërblime që “nuk ua merr mendja” nëse Kosova kualifikohet në Botëror

Vdes një 68-vjeçare në QKUK, u godit nga motoçikleta

Miratohet paga e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Qeveria miraton vendimin për shpërblimit prej 500 mijë € për futbollistët e Kombëtares

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën