TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rutte në Davos: NATO është thelbësore jo vetëm për sigurinë e Evropës, por edhe të SHBA-së

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Rutte në Davos: NATO është thelbësore jo vetëm për sigurinë e Evropës, por edhe të SHBA-së

Në një edicion të posaçëm të emisionit Conflict Zone të Deutsche Ëelle, transmetuar nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, foli për sigurinë evropiane, rolin e SHBA-ve dhe të ardhmen e aleancës transatlantike.

I pyetur nëse aleatët evropianë të NATO-s janë peng i kërkesave të Trump, Rutte theksoi se NATO është jetike jo vetëm për mbrojtjen e Evropës, por edhe për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

“Që Shtetet e Bashkuara të jenë të sigurta, duhet një Arktik i sigurt, një Atlantik i sigurt dhe një Evropë e sigurt”, tha ai, duke shtuar se Evropa është e sigurt falë përpjekjeve të veta brenda NATO-s dhe marrëdhënies së fortë transatlantike.

Duke folur për për çështjen e Grenlandës dhe pretendimet e Trump se ka rrezik sigurie, Rutte u shpreh se shqetësimet e Trump janë të drejta, duke theksuar rritjen e aktivitetit të Kinës dhe Rusisë dhe hapjen e rrugëve detare.

Ai vuri në dukje se shtatë nga tetë vendet që kufizohen me Arktikun janë anëtare të NATO-s, ndërsa vetëm Rusia është jashtë aleancës.

Rutte pranoi se qëndrimi i Trump ka ushtruar presion mbi Evropën për të rritur investimet në mbrojtje.

“Mund të jeni të kënaqur që ai është aty, sepse na ka detyruar ne në Evropë të rrisim angazhimin dhe të marrim më shumë përgjegjësi për mbrojtjen tonë”, tha ai, duke përmendur se SHBA-të ende kanë mbi 80 mijë trupa në Evropë dhe mbeten thellësisht të angazhuara në sigurinë evropiane, edhe pse po e zhvendosin fokusin drejt Azisë.

Sa i përket së ardhmes së mbrojtjes evropiane, Rutte hodhi poshtë idenë e një sigurie pa NATO-n si shtyllë kryesore.

Ai theksoi se 75 për qind e PBB-së së NATO-s vjen nga vende jashtë Bashkimit Evropian dhe se SHBA-të janë “me diferencë kombi më i fuqishëm në botë”.

Sipas tij, “nuk mund ta imagjinosh NATO-n pa udhëheqësin e botës së lirë si pjesë përbërëse të asaj organizate”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Sveçla: Konkurset në arsim në Prishtinë, vegël e nepotizmit të LDK-së

Sveçla i reagon Ramës për teleferikun e Gërmisë: Projekti s’ka mbështetje financiare

Si të silleni në një restorant?

Si të silleni në një restorant?

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Tri përballje interesante sonte në basketbollin vendor, vendoset për mbetje në ligë

Tri përballje interesante sonte në basketbollin vendor, vendoset për mbetje në ligë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën