TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nura: PDK-ja s’duhet ta votojë Vjosën Osmanin për mandat të dytë, të propozohet Rifat Jashari për president

by teve1
4 orë ago
3
A A
Nura: PDK-ja s’duhet ta votojë Vjosën Osmanin për mandat të dytë, të propozohet Rifat Jashari për president

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka vlerësuar se subjekti i tij politik nuk duhet t’i japë votën presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Nura, në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka deklaruar se ky qëndrim lidhet me faktin se, sipas tij, Osmani gjatë mandatit të saj ka mbajtur qëndrime të njëanshme në favor të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kemi pasur një takim menjëherë pas zgjedhjeve, por nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Unë personalisht mendoj që Vjosa Osmani nuk duhet të ketë votë nga PDK-ja dhe nga asnjë parti tjetër opozitare, pasi është parë qartë që ka mbajtur qëndrime pro Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Nura.

Ai ka shtuar se PDK-ja do të duhej të dilte me një propozim të vetin për presidentin e ardhshëm të Kosovës, duke theksuar se figura që duhet propozuar duhet të jetë unike dhe përbashkuese.

Sipas Nurës, emri më i përshtatshëm për këtë post është Rifat Jashari.

“Mendoj që ajo nuk duhet të vendoset më në sprovë. PDK-ja do të duhej të dilte me një propozim me një figurë unike dhe përbashkuese, një figurë që vazhdimisht ka kërkuar unitet dhe bashkim të spektrit politik. Në këtë mandat do të ishte e drejtë dhe e mirë që të propozohej Rifat Jashari për president të Kosovës. Do të ishte një nder për Kosovën”, ka theksuar ai.

I pyetur nëse një figurë si Rifat Jashari do të kishte përkrahjen e partive të tjera politike, Nura është shprehur optimist, duke thënë se beson që ai do të merrte votat e nevojshme edhe pa koordinim paraprak ndërmjet partive.

“Nuk besoj që ndonjë parti do ta kundërshtonte ose do të gjente ndonjë metodë për t’iu shmangur votimit të një figure të tillë. Duke e ditur se Rifati në çdo tubim ka kërkuar bashkim të partive politike rreth interesit të përbashkët për Kosovën, kam besimin që posa të ishte shfaqur emri i tij për votim, ai do t’i merrte votat”, ka përfunduar Nura./teve1.info/

Tags: Jakup NurapdkPresident i Kosovësrifat jashariVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Arrestohen katër të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda

Kim Mehmeti në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Ishte fat për shqiptarët që ai ishte president në atë kohë

Kim Mehmeti në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Ishte fat për shqiptarët që ai ishte president në atë kohë

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Prishtinë

Sylvinho kontaktohet nga klubi brazilian, i përfundon kontrata me Shqipërinë më 2025

Sylvinho beson se Shqipëria do të kualifikohet në Botëror

Kim Mehmeti në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Ishte fat për shqiptarët që ai ishte president në atë kohë

Kim Mehmeti në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Ishte fat për shqiptarët që ai ishte president në atë kohë

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Prishtinë

Mehmeti: Vjedhja e votave nuk është dukuri e re, është bërë edhe me dirigjim partiak

Mehmeti: Vjedhja e votave nuk është dukuri e re, është bërë edhe me dirigjim partiak

Emisioni “Këndi i Debatit” 21.01.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 21.01.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën