TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tronditet Dragashi – Djali me probleme mendore privon nga jeta nënën

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Restelicë të Dragashit. Ku një 30 vjeçar dyshohet të ketë privuar nga jeta nënë e tij duke e rrahur atë. Dorasi thuhet të ketë qenë edhe më herët i dënuar për veprën dhunë në familje, por po ashtu ai kishte edhe probleme mendore e që ka qenë i obliguar të trajtohet në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prizren.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
0 0
A A

Kjo shtëpi në Restelicë, mesnatën  e së mërkurës u shndërrua në skenë krimi.

Brenda saj, dyshohet se i biri e provoi nga jeta nënën e tij.

E deri të ngjarja tragjike që tronditi Dragashin, dyshohet se erdhi pas dhunës fizike që Ferzidin Boza ushtroi mbi nënën e tij.

Viktima në këtë rast është Tenzile Boza, rreth 60 vjeçare.

Ferzidin Bozën, fqinjët e përshkruajnë si person me probleme mendore.

“Familja e urtë djali ka pas probleme mendore. Jo askujt nuk i ka bërë asgjë, vetëm kjo tragjedi na ka çuditur të gjithë, ka qenë e vështirë kur e kemi marr vesh, për dite kanë ardhur çdo mëngjes, çdo mbrëmje kanë ardhur… Ai u kanë me probleme mendore ne e kemi kuptuar të gjithë”, ka thënë një fqinjë.

Banorët e kësaj lagje, thonë se ka disa ditë, që nuk e kanë parë viktimën.

Ndërsa vdekja e saj, u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore.

“Ne në QKMF në Dragash në ora 01:30 minuta kemi marrë një telefonatë nga Policia e Kosovës për një vdekje të dyshimtë në fshatin Restelicë të Dragashit. Pas kësaj telefonate QKMF ka dërguar një ekip mjekësorë ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, e pastaj policia ka vazhduar më tutje me procedurat tjera ligjore”, u shpreh Velia.

Por, personi që dyshohet se e provoi nga jeta nënën e tij, po del të jetë i njohur për organet e rendit.

Të paktën kështu kanë deklaruar të mërkurën në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

“Nga të dhënat zyrtarë të Prokurorisë rezulton se i njëjti ka pasur çrregullime mendore si dhe ka qenë më herët i përfshirë në tri raste penale të dhunës në familje. Dy raste i ka pasur në vitin 2021 ndërkaq një rast e ka pasur në vitin 2024 këto raste janë hetuar nga prokuroria, për këto raste prokuroria ka ngritur aktakuzë po ashtu për të njëjta raste janë nxjerr edhe aktvendime gjykuese nga ana e gjykatës”, ka thënë Mehmeti.

Tëvë1 ka siguruar edhe aktgjykimet e Gjykatës Themelore të Prizrenit ndaj Ferzidin Bozës.

Në to, figuron se Boza ka qenë i dënuar në tri raste të dhunës në familje.

Ndërsa po ashtu, me urdhër të gjykatës ishte shqiptuar edhe masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.

“Masa e shqiptuar do të ekzekutohet nga personeli mjekësor i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prizren, në kohëzgjatje deri në përmirësimin e gjendjes mendore të tij dhe do të fillojë të zbatohet menjëherë pas pranimit të vendimit. Masa e shqiptuar do të ekzekutohet në QSHM-Prizren, e cila obligohet që të pranojë të pandehurin dhe të njëjtin ta trajtoj sipas protokolleve të saj dhe të njoftoj gjykatën çdo 6 /tre/ muaj për gjendjen shëndetësore të tij”. Thuhet në njoftimin e Gjykatës themelore në Prizren.

I dyshuari për këtë rast, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

”E ruaj me pasion”- vetura e Rugovës ende ruhet nga ish-truproja e tij, Esat Geci

”E ruaj me pasion”- vetura e Rugovës ende ruhet nga ish-truproja e tij, Esat Geci

13 prilli që nuk harrohet – Vrasja e anëtareve te familjes Lipa nga Istogu që u hodhën në bunar nga serbët

13 prilli që nuk harrohet – Vrasja e anëtareve te familjes Lipa nga Istogu që u hodhën në bunar nga serbët

​Bislimi: Ditë e bardhë për shqiptarët e uragan i zi për Beogradin nga Capitol Hill

​Bislimi: Ditë e bardhë për shqiptarët e uragan i zi për Beogradin nga Capitol Hill

LDK i kërkon Kushtetueses vendim të drejtë për situatën në Kuvend

LDK thërret nesër konferencë për media

Emisioni “Këndi i Debatit” 21.01.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 21.01.2026

Galatasaray barazon me Atleticon

Galatasaray barazon me Atleticon

Bora kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Bora kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Trepça fiton dhe eliminon Yllin në Suharekë

Trepça fiton dhe eliminon Yllin në Suharekë

”E ruaj me pasion”- vetura e Rugovës ende ruhet nga ish-truproja e tij, Esat Geci

”E ruaj me pasion”- vetura e Rugovës ende ruhet nga ish-truproja e tij, Esat Geci

13 prilli që nuk harrohet – Vrasja e anëtareve te familjes Lipa nga Istogu që u hodhën në bunar nga serbët

13 prilli që nuk harrohet – Vrasja e anëtareve te familjes Lipa nga Istogu që u hodhën në bunar nga serbët

Europol kryen operacionin më të madh në histori kundër drogave sintetike

Europol kryen operacionin më të madh në histori kundër drogave sintetike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën