TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

by teve1
3 orë ago
0
A A
Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Ish-kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Shqipe Pantina, ka vlerësuar se Prokuroria duhet të aktivizohet sa më shpejt për të hetuar rastet e dyshuara të manipulimit të votave dhe që të gjithë të përfshirët të dalin para drejtësisë.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Pantina ka deklaruar se përgjegjësia për manipulimin e votave nuk duhet të kufizohet vetëm te komisionerët apo numëruesit në Qendrat Komunale të Numërimit, por duhet të përfshijë edhe kandidatët të cilëve u janë shtuar votat në mënyrë të paligjshme.

“Unë mendoj se këtu kanë gisht edhe njerëzit të cilëve u janë shtuar votat pa i marrë ato nga votuesit. Nuk besoj se ndonjë komisioner apo numërues e ka bërë këtë nga vullneti i mirë për t’i ndihmuar dikujt. Kandidatët që u janë shtuar votat nuk do të dalin dhe ta pranojnë përgjegjësinë, por Prokuroria duhet t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje”, ka thënë Pantina.

Ajo ka shtuar se përveç përgjegjësisë penale, duhet të ketë edhe përgjegjësi politike, duke theksuar se personat e përfshirë nuk duhet të jenë më pjesë e proceseve vendimmarrëse politike.

“Duhet të ketë edhe përgjegjësi politike. Këta njerëz nuk duhet të përfshihen më në vendimmarrje. Niveli i përgjegjësisë mund të jetë i ndryshëm, pasi gabimet njerëzore mund të ndodhin me një apo dy vota, por jo me 200. Nuk besoj që dikush gabon pa qëllim në çdo kuti votimi”, ka theksuar ajo.

E pyetur nëse bëhet fjalë për një skemë të organizuar, Pantina është shprehur se manipulimi nuk mund të kryhet nga një individ i vetëm.

“Nuk mund të quhet ndryshe. Numërimi bëhet nga disa komisionerë të partive të ndryshme, ka vëzhgues dhe kamera. Si mundet dikush t’iu shmanget syve të njerëzve dhe kamerave pa qenë i organizuar mirë dhe në bashkëpunim me të tjerët? Kjo flet për një organizim serioz dhe të mirëfilltë”, ka deklaruar Pantina.

Sa i përket asaj nëse rinumërimi i të gjitha votave do ta zgjidhë problemin në tërësi apo nëse do të ketë nevojë për rivotim, Pantina është shprehur se ende nuk dihet nëse do të ketë rivotim.

“Nuk e di nëse do të ketë rivotim, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndryshohet rezultati. Deri më tani nuk kemi parë që ka pasur ndryshim të rezultatit”, ka deklaruar ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Nga videoregjistrimet u zbuluan trende të parregullta të votave

Krasniqi: Nga videoregjistrimet u zbuluan trende të parregullta të votave

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një 69-vjeçar në Lipjan, dyshohet për disa vjedhje nga kamionë të parkuar

Krasniqi: Nga videoregjistrimet u zbuluan trende të parregullta të votave

Krasniqi: Nga videoregjistrimet u zbuluan trende të parregullta të votave

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Real Madridi “shkel” Monacon

Real Madridi “shkel” Monacon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën