TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Brooklyn Beckham thyen heshtjen dhe pranon përçarjen me prindërit

by teve1
7 muaj ago
0
A A
Brooklyn Beckham thyen heshtjen dhe pranon përçarjen me prindërit

Përplasja brenda familjes Beckham ka dalë përfundimisht nga prapaskenat dhe është shndërruar në një konflikt të hapur publik.

Brooklyn Beckham ka reaguar për herë të parë drejtpërdrejt, përmes një deklarate të gjatë në Instagram, ku hedh akuza të forta ndaj prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, duke i akuzuar për kontroll, manipulim dhe ndërhyrje të vazhdueshme në jetën e tij personale.

Sipas Brooklyn-it, për vite me radhë prindërit e tij janë përpjekur të kontrollojnë narrativën publike të jetës së tij dhe, në veçanti, kanë tentuar të dëmtojnë martesën e tij me Nicola Peltz.

Ai pohon se prej rreth tre vitesh është i distancuar nga familja, por ka zgjedhur të heshtë për të mbrojtur privatësinë e tij.

Megjithatë, sipas tij, kjo heshtje është përdorur kundër tij nga familja dhe ekipi i tyre përmes mediave.

Brooklyn thekson se reagimi i tij publik nuk ka si synim pajtimin, por është një akt vetëmbrojtjeje dhe një përpjekje për të sqaruar atë që ai i quan gënjeshtra të përsëritura.

Ai shprehet se për herë të parë po flet hapur për veten dhe thekson se nuk kontrollohet nga askush.

Në deklaratë, ai përshkruan marrëdhënien me prindërit dhe vëllezërit si sipërfaqësore dhe të ndërtuar mbi fasada publike, duke shtuar se lidhjet familjare janë ruajtur vetëm përmes postimeve në rrjetet sociale dhe paraqitjeve formale në evente.

Brooklyn ngre akuza të drejtpërdrejta ndaj nënës së tij, Victoria Beckham, duke pretenduar se ajo anuloi në momentin e fundit realizimin e fustanit të nusërisë për Nicola Peltz dhe se u përpoq ta bindte atë të hiqte dorë nga të drejtat mbi emrin e tij përpara martesës.

Një nga momentet më të ndjeshme që ai përmend lidhet me ditën e dasmës, ku tregon se vallëzimi i parë me bashkëshorten u ndërpre nga ndërhyrja e nënës së tij, një situatë që, sipas Brooklyn-it, e bëri të ndihej i poshtëruar përpara të ftuarve.

Në fund të reagimit, Brooklyn mohon kategorikisht pretendimet se Nicola Peltz e kontrollon atë, duke i cilësuar këto zëra si të pavërtetë.

Ai thekson se, sipas tij, pikërisht prindërit kanë qenë ata që janë përpjekur ta manipulojnë.

Ai përfundon duke thënë se dëshira e tij dhe e bashkëshortes është të jetojnë larg presionit të imazhit publik dhe vëmendjes së mediave, duke kërkuar vetëm paqe, privatësi dhe një jetë të qetë për familjen e tyre të ardhshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Merr fund misteri i vrasjes së Tupac, ish-shefi i bandës shpallet fajtor

Merr fund misteri i vrasjes së Tupac, ish-shefi i bandës shpallet fajtor

Bebe Rexha i jep fund thashethemeve për Jordan Clarkson

Bebe Rexha i jep fund thashethemeve për Jordan Clarkson

Rita Ora flet për thashethemet se ishte “Becky” në këngën e Beyonce-s

Rita Ora flet për thashethemet se ishte “Becky” në këngën e Beyonce-s

Pas 23 vitesh, “How to Lose a Guy in 10 Days” rikthehet në ekran me një vazhdim

Pas 23 vitesh, “How to Lose a Guy in 10 Days” rikthehet në ekran me një vazhdim

Kryeziu kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Si mund të bëhet marrëveshje pa u marrë vesh me deputetët?

Kryeziu kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Si mund të bëhet marrëveshje pa u marrë vesh me deputetët?

Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre

Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre

Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë

Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë

“Info Nata”- 01.09.2026

“Info Nata”- 01.09.2026

6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, a do t’i kërkojë VV-ja votat e Aleancës?- Flet Kurti

6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, a do t’i kërkojë VV-ja votat e Aleancës?- Flet Kurti

Kurti paralajmëron takim të ri me Abdixhikun: Duhet të diskutojmë rrugën përpara

Kurti paralajmëron takim të ri me Abdixhikun: Duhet të diskutojmë rrugën përpara

Dita e 94-të e protestës në Tiranë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje me policinë

Dita e 94-të e protestës në Tiranë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje me policinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën