TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për shëndetin e flokëve tuaj bëni këtë maskë me këto produkte të thjeshta…

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Për shëndetin e flokëve tuaj bëni këtë maskë me këto produkte të thjeshta…

Kamomili, bima shekullore e qetësimit të mendjes dhe aromës së mirë. Lulet e bukura të kamomilit përveç aromës së tyre të mrekullueshme njihen edhe për vlerat e mira që kanë në organizëm. Zakonisht konsumohet në formën e çajit për të qetësuar trupin, mendjen apo inflamacionin. Ndryshe nga përdorimi i zakonshëm sot ne ju tregojmë si ta përdorni këtë çaj të mrekullueshëm edhe për flokët. Të njëjtën ndjesi të mirë që ju jep kur e konsumoni do t’i dhurojë edhe flokëve tuaj. Më poshtë gjeni të shpjeguar hap pas hapi mënyrën e saktë të përgatitjes së maskës me kamomil dhe kos.

Kamomil dhe kos

Për të përgatitur këtë maskë ju këshillojmë të merrni rreth 6 bustina çaji kamomil dhe 125 ml kos. Ndëkohë vini të ziejë një tenxhere të mbushur me 1-2 gota ujë. Hidhni bustinat e çajit në të dhe lëreni të ziejë për të paktën 10 minuta. Pasi çaji të ketë lëshuar të gjithë ekstraktin e tij hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht. Hidheni më pas në një enë të pastër duke hequr edhe bustinat e çajit. Në fund shtoni sasinë e kosit dhe përziejini mirë të dy përbërësit.

Si t’a përdorni
Këshillohet të lani dhe të pastroni si zakonisht flokët. Lërini të thahen dhe më pas mund të aplikoni maskën nga rrënja drejt majave të flokëve. Mundohuni të fokusoheni tek zona më e thatë e tyre apo tek skalpi duke e lyer mire të gjithë sipërfaqen e kokës. Më pas është e rëndësishme që t’a mbuloni kokën me një qese plastike për 15-20 minuta. Në këtë mënyrë do të evitoni që të bëni pis veten dhe të tjerët rreth jush. Në fund të këtij proçesi shpëlajeni flokët me ujë të vakët dhe pak shampo për të larguar maskën nga rrënjët. Kur të mos keni më shkumë në kokë kthejeni uji nga i ftohti dhe shpëlajeni kokën edhe një herë të fundit. Kjo maskë do t’ju ndihmojë të hidratoni flokët tuaj, të largoni zbokthin dhe majat dyshe me shpejtësi. Mund t’a përdorni një herë në javë ose një herë në dy javë sipas dëshirës tuaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Disa gjëra që prindërit shpesh harrojnë t’ua tregojnë fëmijëve të tyre të rritur

Disa gjëra që prindërit shpesh harrojnë t’ua tregojnë fëmijëve të tyre të rritur

Gabimi që po bëni çdo ditë me lëkurën, ky hap i thjeshtë mund të ndryshojë gjithçka!

Gabimi që po bëni çdo ditë me lëkurën, ky hap i thjeshtë mund të ndryshojë gjithçka!

Si ta përdorni sodën e bukës për lëkurën e fytyrës?

Si ta përdorni sodën e bukës për lëkurën e fytyrës?

Zgjidhja e thjeshtë që heq yndyrën nga furra menjëherë

Zgjidhja e thjeshtë që heq yndyrën nga furra menjëherë

KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë” pas rasteve të fruthit te fëmijët

KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë” pas rasteve të fruthit te fëmijët

“S’jam i vogël të merrem me këto gjëra” – Bahtiri i përgjigjet atyre që i reaguan për foton në Ujman

“S’jam i vogël të merrem me këto gjëra” – Bahtiri i përgjigjet atyre që i reaguan për foton në Ujman

Costa: E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian

Costa: E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian

Rama: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

Rama: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Një i arrestuar pas rastit të punëtorit që ra nga kati i dytë i një objekti dje në Fushë Kosovë

Në Prishtinë e Pejë nis inspektimi për respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri

Zjarr në një servis në Pejë, digjet kamioni e autobusi – dëmtohen edhe disa vetura

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme, nafta 1.63 euro për litër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën