TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ymeri reagon pas padisë së KEK-ut: Nuk do të hesht, kjo është përndjekje politike

by Tëvë1
10 muaj ago
3
A A
Ymeri reagon pas padisë së KEK-ut: Nuk do të hesht, kjo është përndjekje politike

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar pas padisë së parashtruar ndaj saj nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), duke e cilësuar atë si tentativë frikësimi dhe përndjekje politike.

Në reagimin e saj publik, Ymeri fillimisht ka sqaruar pozicionin nga aspekti ligjor, duke theksuar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar apo ftesë nga Gjykata.

Ajo ka bërë të ditur se, derisa të njoftohet formalisht sipas procedurave ligjore, do të përmbahet nga përgjigjet juridike, por se ndihet e obliguar të reagojë publikisht, pasi padia tashmë është bërë publike.

“Sipas Ligjit, unë nuk jam njoftuar ende zyrtarisht. Megjithatë, kjo padi është publikuar për të më frikësuar dhe për këtë arsye po reagoj publikisht”, ka deklaruar Ymeri.

Ajo ka theksuar se, bazuar në Ligjin Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, autoritetet publike ndalohen shprehimisht të kërkojnë dëmshpërblim për shpifje. Sipas saj, KEK-u është një ndërmarrje 100 për qind shtetërore dhe juristët e kësaj korporate e dinë, ose do të duhej ta dinin, këtë dispozitë ligjore.

Ymeri ka akuzuar KEK-un se padia është dorëzuar me qëllim frikësimi dhe përndjekjeje, duke shtuar se kjo dëshmohet edhe nga publikimi i qëllimshëm i adresës së saj të banimit, të cilin ajo e ka cilësuar si shkelje flagrante të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Duke e cilësuar KEK-un si një ndërmarrje të menaxhuar nga të emëruar politikë, Ymeri ka deklaruar se padia përbën një akt përndjekjeje politike të orkestruar nga kryeministri Albin Kurti dhe, siç është shprehur ajo, “sejmenët e tij në KEK”.

Ajo ka theksuar se analizat dhe deklaratat e saj publike janë të bazuara në fakte që mund të verifikohen lehtësisht dhe që, sipas saj, qytetarët i kanë përjetuar drejtpërdrejt përmes ndërprerjeve të energjisë dhe rritjes së çmimit të rrymës.

“Nuk po flasim për akuza të pabazuara. Po flasim për një korporatë, ish-kryeshefi i së cilës, Nagip Krasniqi, aktualisht po gjykohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Po flasim për ‘dështime teknike’ të çuditshme që ndodhin pikërisht kur çmimet e importit janë në kulm. Të ngresh zërin për këtë nuk është shpifje, është detyrë”, ka theksuar Ymeri.

Tags: Janina YmeriKEKLDKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën