TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Koci: Manipulimi i votave, skandali më i madh që nga viti 1999

by teve1
1 ditë ago
1
A A
Koci: Manipulimi i votave, skandali më i madh që nga viti 1999

Politologu, Melazim Koci ka vlerësuar se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e plotë të të gjitha votave në vendvotimet e 28 komunave ka ardhur si pasojë e dyshimeve të mëdha për manipulime serioze në procesin zgjedhor.

Sipas tij, bëhet fjalë për skandalin më të madh zgjedhor që nga viti 1999, i cili tejkalon edhe atë që ishte cilësuar si “vjedhje industriale” në zgjedhjet e vitit 2010.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Koci ka theksuar se KQZ-ja nuk ka pasur alternativë tjetër përveç rinumërimit total, me qëllim të largimit të dilemave në procesin zgjedhor.

“Mendoj se KQZ-ja nuk kishte zgjidhje tjetër për të hequr dilemat apo dyshimet e mëdha në një proces që, më së paku, mund të quhet skandaloz. Bëhet fjalë për ndoshta vjedhjen më të madhe që nga viti 1999, e cila i tejkalon përmasat e asaj që quhej vjedhje industriale në vitin 2010. Besoj se ky ka qenë motivi i KQZ-së për të marrë vendimin për rinumërim total të votave”, ka deklaruar Koci.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se ky vendim mund të ketë pasoja të rënda politike për vendin, pasi pritet ta zgjasë ndjeshëm procesin zgjedhor dhe ta fusë Kosovën në një qorrsokak apo krizë politike.

Koci ka veçuar veçanërisht rastet e dyshuara për manipulim të votës në Prizren, duke i cilësuar ato si pjesë të një skandali me përmasa kombëtare.

“Kjo do të ketë pasoja shumë të rënda, pasi do ta zgjasë ndjeshëm procesin dhe mund ta fusë Kosovën në një qorrsokak apo krizë politike. Megjithatë, ajo që ka ndodhur me manipulimet e votës, sidomos në Prizren, besoj se është skandali më i madh që nga viti 1999”, ka shtuar ai.

Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që këto manipulime të jenë rezultat i një skeme të organizuar për ta goditur procesin demokratik në Kosovë.

“Është bërë nga ata që unë i quaj cuba politikë, njerëz që nuk e kuptojnë çfarë është demokracia, ose është një skemë e organizuar për ta goditur procesin demokratik në Kosovë”, ka shtuar ai.

Ai gjithashtu nuk ka përjashtuar mundësinë që në këtë skemë të jenë të përfshira shumica e partive politike, duke theksuar se hetimi duhet të zbardhet sa më parë nga Prokuroria.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që në këtë proces të jenë të përfshira shumica e partive politike. Përmasat e kësaj përfshirjeje duhet dhe mund t’i përcaktojë sa më parë Prokuroria. Megjithatë, nuk besoj se ky është një proces që ka filluar dhe ka përfunduar te individët, pasi shtrirja e tij është në të gjitha komunat e Kosovës dhe, si i tillë, e godet rëndë rendin kushtetues të vendit. Aseti më i rëndësishëm i Kosovës është demokracia dhe nëse goditet vota e lirë, pak mbetet nga Kosova”, ka përfunduar Koci, duke paralajmëruar se rrëshqitja drejt modeleve autokratike do të ishte fatale për të ardhmen e vendit.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28 komuna.

Po ashtu është vendosur që të shkarkohet përfaqësuesit politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor në Prizren, ku sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, janë vërejtur dallimet më të mëdha në votat për kandidatët për deputetë.

Paraprakisht, në këto 28 komuna KQZ kishte vendosur që të rinumëroheshin vetëm 10 për qind e vendvotimeve, ndërkaq në 10 komuna të tjera vendosi për rinumërim të plotë.

Vendimi i 19 janarit vjen pasi gjatë rinumërimit të pjesshëm u vërejtën dallime të mëdha në votat për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit 2025./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një 69-vjeçar në Lipjan, dyshohet për disa vjedhje nga kamionë të parkuar

KOSTT: Sistemi elektroenergjetik është stabilizuar pas reduktimeve të rrymës

KOSTT: Sistemi elektroenergjetik është stabilizuar pas reduktimeve të rrymës

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Real Madridi “shkel” Monacon

Real Madridi “shkel” Monacon

Arsenali vazhdon me fitore në Champions, mposht Interin

Arsenali vazhdon me fitore në Champions, mposht Interin

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën