TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Gjykata Themelore në Mitrovicë– Dega në Skenderaj, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj zyrtarit policor E.R., duke e dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim për shkaktim të aksidentit në Çubrel të Skenderajt në janar të vitit të kaluar, ku mbetën të vdekur tre persona. Të akuzuarit iu shqiptua edhe dënim plotësues- ndalimi i drejtimit të automjetit për dy vjet.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga gjyqtari i vetëm gjykues Leotrim Gashi pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Gjykata ndaj të pandehurit ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vite e gjashtë (6) muajsh dhe dënimin plotësues “Ndalimi i drejtimit të automjetit”, ashtu që të pandehurit i është ndaluar drejtimi i automjeteve të kategorisë B për një periudhë prej dy (2) vitesh, afat i cili fillon të rrjedhë pas ekzekutimit të dënimit me burgim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të datës 18 qershor 2025, E.R., akuzohej për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 9 lidhur me paragrafët 8 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e cila parasheh minimumin e dënimit prej një (1) viti dhe maksimum të dënimit prej tetë (8) viteve.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R. më datë 26.01.2025, rreth orës 18:45, në rrugën Rajonale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel, Komuna Skenderaj, nga pakujdesia duke mos e përshtat shpejtësinë me kushtet e rrugës ka shkelur dispozitat e Ligjit nr. 08/L-186 Për Trafikun Rrugor, nenet 38, 45 dhe 50 në atë mënyrë që derisa i pandehuri E.D., kishte qenë duke e drejtuar automjetin zyrtar, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe kalon në shiritin e kahjes së kundërt dhe aksidentohet me automjetin VW Golf IV, të cilën e drejtonte tani i ndjeri A.G., dhe si rezultat i aksidentit, lëndime fatale kanë pësuar të ndjerët A.G., G.G .dhe Z.G. kurse lëndime të rënda trupore pëson vet i pandehuri si dhe pasagjerët e tij D.E., B.H. si dhe pasagjeri i automjetit Golf IV , fëmiu L.G”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor, duke filluar nga dita e pranimit të aktgjykimit.

Tags: ArrestimePolicia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rinumërimi i votave nxjerr dallime të mëdha – mijëra vota u hiqen kandidatëve, Prokuroria nis mbledhjen e provave

Rinumërimi i votave nxjerr dallime të mëdha – mijëra vota u hiqen kandidatëve, Prokuroria nis mbledhjen e provave

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen

Belgjika rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO

Belgjika rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO

“Sa një kerr i mirë, diçka prej më të mirëve”- nga grabitja e argjendarisë dëmet janë të mëdha

Leje armësh pa prezencë  e ryshfet, detaje nga arrestimi i zyrtarëve të MPB-së dhe dy punonjësve të kompanis

Leje armësh pa prezencë e ryshfet, detaje nga arrestimi i zyrtarëve të MPB-së dhe dy punonjësve të kompanis

Avokati paralajmëron: Dënime deri 5 vite për operatorët e skemës së votave

Avokati paralajmëron: Dënime deri 5 vite për operatorët e skemës së votave

Hamza paralajmëron zgjedhje të brendshme në PDK

Hamza paralajmëron zgjedhje të brendshme në PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën